Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

2023/08/16 at 2:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

Cannabis plant with German flag in the background

Një projekt-ligj i diskutueshëm për legalizimin e përdorimit rekreativ të drogës kanabis u zbulua këtë të mërkurë nga Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach pasi u diskutua në kabinetin gjerman.

Projektligji parashikon që çdo qytetar mbi 18 vjeç të ketë të drejtë ligjore të posedojë deri në 25 gramë kanabis si dhe të kultivojnë deri në tre bimë për përdorim personal. Droga, sipas projektligjit, mund të vihet në dispozicion përmes të ashtuquajturave klube kanabisi.

Lauterbach e quajti projektligjin një “pikë kthese” pas politikave mbi kanabisin që “për fat të keq kishin dështuar”.

Megjithatë, ai theksoi se përdorimi i drogës nuk ishte pa rrezik.

“Askush nuk duhet ta kuptojë ligjin gabimisht. Konsumi i kanabisit do të legalizohet, por ai mbetet i rrezikshëm,” tha ai në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë.

Ai tha se qëllimi ishte frenimi i tregut të zi dhe kriminalitetit të lidhur me drogën, tregtia me substanca të falsifikuara ose toksike dhe numri i konsumatorëve.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve është një element qendror i të gjithë projektit legjislativ,” thuhet në deklaratë, duke iu referuar një fushate informuese për të rinjtë që do të nisë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Bujqësisë Cem Özdemir e quajti projektligjin “një hap të rëndësishëm drejt një politike progresive të drogës me bazë realitetin”.

Ai tha se ligji “i vonuar” do të shërbente për dekriminalizimin e shumë njerëzve që përdorën kanabisin vetëm për qëllime private, si dhe për të rritur mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Projektligji do ta bënte kanabisin të ligjshëm për personat mbi 18 vjeç që të posedojnë deri në 25 gram dhe të kultivojnë deri në tre bimë për përdorim personal.

Ai gjithashtu përcakton se droga mund të vihet në dispozicion përmes të ashtuquajturave klube kanabisi.

Megjithatë, sipas ligjit, asnjë produkt kanabisi nuk do të lejohet të përdoret në vetë klubet ose brenda një rrezeje prej 250 metrash.

Projektligji do të diskutohet nga dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, pas pushimeve të verës dhe ka të ngjarë të pësojë një sërë ndryshimesh në proces./Opinion.al

Etiketa: gjermaniKanabisligj

Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Bota

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

19 Dhjetor, 2025 9:38 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Flet djali i Belerit: Burgosje e padrejtë, Greqia të parandalojë planet e Shqipërisë

U arrestua për blerje votash, mediat greke: Avokatët e Belerit do kërkojnë sërish lirimin

Një shqiptare në “The Voice Australia”, Rita Ora e përshëndet shqip: Zemër si je?

Një shqiptare në “The Voice Australia”, Rita Ora e përshëndet shqip: Zemër si je?

Balla viziton policin e plagosur: Kush ngre dorën ndaj efektivëve,ngre dorën ndaj shtetit

Balla viziton policin e plagosur: Kush ngre dorën ndaj efektivëve,ngre dorën ndaj shtetit

TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com