Bota

Gjermania planifikon të heqë karantinën për rastet me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 31/03/22 |
Opi Nion

Gjermania planifikon t’i japë fund karantinës së detyrueshme për shumicën e njerëzve që infektohen me COVID-19, propozoi Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Momentalisht numri i personave të izoluar me infeksion arrin në katër milionë.

Sipas rregullave ekzistuese, personat me COVID-19, duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë.

Por Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dëshiron ta ndryshojë atë në një izolim vullnetar pesë-ditor me rekomandimin e një testi COVID-19 në fund të asaj periudhe.

Sipas planeve, të hartuara nga ministria e tij dhe Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, punonjësit shëndetësorë do të duhet të izolohen për pesë ditë dhe të kenë një test negativ PCR për t’i dhënë fund karantinës së tyre.

Propozimet, të cilat ende nuk janë diskutuar me autoritetet në 16 shtetet federale të Gjermanisë, janë shfaqur pasi rastet e COVID-19 u rritën në javët e fundit, duke goditur personelin në spitale dhe shumë vende të tjera të punës.

Numrat ditorë kanë rënë sërish ditët e fundit, me raportin e fundit që regjistroi 274,901 infeksione të reja të enjten.

Pas