Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ofron 50 mije vende pune, ja kush mund të aplikojë

2016/10/23 at 9:02 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania ofron 50 mije vende pune, ja kush mund të aplikojë

Mjafton një zanat për të depërtuar në tregun gjerman të punës. Janë 50 mijë vende të lira të shpallura nga Gjermania, por jo të gjitha këto kërkesa do të plotësohen prej aplikantëve shqiptarë. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, sqaron për gazetën të gjitha procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.


Përmes një interviste dhënë për gazetën, Micko thotë se misioni i SHKP në gjithë këtë proces është thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të jetë një sportel i posaçëm që do të shërbejë për të orientuar qytetarët mbi hapat që duhet të ndjekin. Sa i takon listës së profesioneve që kërkohen, është e larmishme, duke filluar nga mekanik, agronom, hidraulik dhe deri tek infermierë, mjekë dhe farmacistë. Kjo kërkesë e shtetit gjerman për të mbushur boshllëqet e tregut vendës me forcë punëtore të kualifikuar ka ngjallur interesin e shumë të rinjve, të cilët u janë drejtuar zyrave të punës për të aplikuar. Mësohet se vetëm në harkun e më pak se dy viteve janë larguar nga vendi ynë rreth 800 profesionistë. Pjesa më e madhe prej tyre janë mjekë dhe infermierë. Dëshira për të lënë vendin nuk është nxitur vetëm prej kushteve më të mira, por edhe prej pagave më të larta.

Gjermania ka ofruar mundësi punësimi, duke shpallur 50 mijë vende të lira pune. Cilat janë profesionet më të kërkuara?

Portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” http://www.make­it­ingermany. com/ publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë edhe ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet vakante online. Ka profesione të ndryshme që kërkohen, që në shumë raste janë shumë specifike, si për shembull profesionet që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve, mekatronikën, profesionet elektrike dhe elektroteknike, TIK, sigurimi teknik në ndërtesa, mashinist treni, mjekësi dhe kujdesi shëndetësor etj. Ministri Klosi ka thënë se nuk ka kuota të përcaktuara për vendin tonë dhe se procesi i aplikimit është edhe konkurrim nga ku fiton më i miri… Po. Nuk ka kuota të përcaktuara për asnjë vend, d.m.th., as për vendin tonë. Theksoj edhe një herë se këto vende pune ofrohen për të gjithë të interesuarit, brenda dhe jashtë BE­së, si dhe më gjerë.

Të mbetemi pak te mënyra e aplikimit, çfarë praktike ndiqet dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj. E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht, si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani. Në faqen e sipërpërmendur përshkruhen në mënyrë të detajuar dhe të hollësishme procedurat e aplikimit në 4 gjuhë, përkatësisht në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Sa i takon pozicionit që do të ketë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në këtë proces,më duhet të qartësoj se roli ynë do të jetë thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të ngrihet një sportel i posaçëm, që do të informojë qytetarët e interesuar mbi hapat që ndiqen. Dy ditë më parë, në prezencë të ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, u hap Qendra Gjermane e Informimit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK). DIMAK Albania, së bashku me stafin e SHKP­së, do të ofrojë në një qendër të vetme informacione në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Qendra që është hapur tashmë në Tiranë, nuk do të jetë e vetmja. Të gjitha zyrat tona të punës do të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për të dhënë informacionin e nevojshëm.

A ka afate të përcaktuara, domethënë sa kohë duhet nga intervista deri në firmosjen e kontratës?

Nuk ka afate të përcaktuara, intervista mund të realizohet shpejt dhe kontrata mund të firmoset pas përzgjedhjes. Më tej fillon procedura për aplikimin për vizë, sepse leja e punës duhet të shoqërohet dhe me lejen përkatëse të qëndrimit në Gjermani, që nënkupton aplikimin për vizë pune në Ambasadën Gjermane. Të gjitha informacionet në lidhje me aplikimin për vizë për leje qëndrimi në Gjermani mund të gjenden të përditësuara rregullisht në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë, edhe në gjuhën shqipe. Në Shqipëri ka edhe qendra trajnimi profesional të posaçme.

Një certifikatë e lëshuar prej tyre, a është garanci për të fituar vendin e punës?

Besoj e keni fjalën për mundësinë e një praktike profesionale, që është një procedurë me vete dhe që ndryshon nga aplikimi për një vend pune. Nëse përfundon me sukses një praktikë profesionale, mund të kesh një pikënisje të mirë për aplikimin për një vend pune. Garancia e vendit të punës varet nga aplikimi i suksesshëm dhe përmbushja e kushteve të sipërpërmendura.

Ajo që josh më shumë qytetarët janë edhe pagat e larta që ofrohen. Keni dijeni ju se sa variojnë pagat për profesionet që përmendët?

Pagat dhe kushtet e punës janë në përputhje me standardet e tregut gjerman të punës. Nuk mund të thuhen tarifa të sakta. / Ada Hazizolli Panorama.al



Ju sugjerojmë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Para
Lajm i hidhur për Barçan dhe Spanjën por i mirë për Shqipërinë, Iniesta e mbyll para kohe sezonin

Lajm i hidhur për Barçan dhe Spanjën por i mirë për Shqipërinë, Iniesta e mbyll para kohe sezonin

Habit pornostarja shqiptare, ja në cilën pjesë të trupit e mban të fshehur telefonin

Habit pornostarja shqiptare, ja në cilën pjesë të trupit e mban të fshehur telefonin

Trump ngacmoi seksualisht edhe aktoren Salma Hayek, ja rrëfimi i saj për “Presidentin e ardhshëm” amerikan

Trump ngacmoi seksualisht edhe aktoren Salma Hayek, ja rrëfimi i saj për "Presidentin e ardhshëm" amerikan
















TE FUNDIT

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
24 Maj, 2025

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
24 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, edhe për tre...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com