Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania nuk sanksionon Rusinë, Austin: Nuk është në planet tona anëtarësimi i Ukrainës në NATO

2024/06/15 at 9:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania nuk sanksionon Rusinë, Austin: Nuk është në planet tona anëtarësimi i Ukrainës në NATO

Gjermania nuk miraton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë. Kështu raporton revista e njohur “Politico”, për sa i përket planeve të Bashkimit Europian për sanksionimin e gazit të lëngshëm rus.

“Berlini është i shqetësuar për zgjerimin e një mase që do t’i detyronte kompanitë e BE-së të sigurojnë që klientët e tyre nuk mund t’i shesin mallrat e sanksionuara në Moskë”, shkruan Politico, duke theksuar se “Gjermania ka frikë se bizneset e saj të vogla do të vuajnë nëse masa do të shtrihet tek produktet për përdorim si kimikatet ose pajisje për përpunimin e metaleve”.

“Dikur, thuhej se duhet të fajësojmë gjithmonë Hungarinë, ndërsa tani është Gjermania që duhet fajësuar”, tha një diplomat i njohur duke folur në kushte anonimati për Politico.

Komisioni Evropian po negocion me kancelarin gjerman për të bindur Berlinin të heqë veton, sipas një prej diplomatëve evropianë, citon Politiko.

Sakaq, një pozicion në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën kanë mbajtur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas fjalimit ultimativ të liderit të Rusisë, Vladimir Putin, ka qenë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Llyd Austin i cili ka bërë të qartë se ideja e pranimit të Ukrainës në NATO nuk diskutohet për momentin nëpër korridoret diplomatike botërore. Sipas Austin, Putin është i vetmi person që mund ti japë fund luftës.

“Unë nuk shoh ndonjë dëshirë apo tregues se ne do të ndjekim zgjerimin e NATO-s në ndonjë moment në të ardhmen e afërt”, theksoi Austin gjatë një konference për shtyp.

Linja zyrtare e NATO-s është se Ukraina do t’i bashkohet aleancës një ditë, por jo derisa vendi është në luftë. “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, deklaruan liderët e NATO-s në samitin e vitit të kaluar në Vilnius.

Ndërkohë e ardhmja e Ukrainës pritet të diskutohet në Samitin e Paqes në Zvicër, ku do të jenë të pranishëm mbi 80 shtete. Por, citon, Reuters, pa Kinën, shpresat për izolimin e Moskës mbeten të zbehura.

Po ashtu edhe Lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit ka larguar vëmendjen nga Ukraina. Bisedimet pritet të fokusohen tek shqetësimet më të gjera të shkaktuara nga lufta, si siguria ushqimore dhe bërthamore dhe liria e lundrimit, dhe miratimi i një drafti të deklaratës përfundimtare e cila identifikon Rusinë si agresore në konflikt.

Ju sugjerojmë

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Para
Dhunuan bashkëshortet, pranga dy personave në Dibër e Mat

Dhunuan bashkëshortet, pranga dy personave në Dibër e Mat

Shqipëria është gati për përballjen me Italinë

Shqipëria është gati për përballjen me Italinë

Durrës/ Sherr në një pikë karburanti, dy persona godasin punonjësin dhe përfundojnë në komisariat

Qëllonte në ajër duke rrezikuar banorët, pranga 27-vjeçarit në Vlorë

TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com