“Nëse do të mund të ndalonim importet e naftës ruse, do ta bënim atë automatikisht.”
Kështu tha në Bruksel Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
“Nuk është çështja nëse duam apo jo, por sa të varur jemi dhe për shembull Gjermania importon shumë naftë nga Rusia si dhe vendet e tjera të BE-së. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të flasim me njëri-tjetrin. për të kuptuar se si mund ta reduktojmë këtë varësi. Tani jemi duke përgatitur hapat që do të zbatohen shumë shpejt në të ardhmen.”/Opinion.al