Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ndryshon rregullat për udhëtarët shqiptarë, kushtet e reja

2021/08/02 at 4:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania ndryshon rregullat për udhëtarët shqiptarë, kushtet e reja

Pas rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19, Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë.


Ambasada gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen e saj zyrtare në “Facebook”,  iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.

“Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19”, shkruan ambasada gjermane, ndërsa publikon edhe informacionin e plotë të kushteve të reja.

Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët:

  1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

  1. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19
    Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit. Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Misnitristrisë Federale të Shëndetësisë./ Opinion.al

Etiketa: covid-19gjermanishqiperiudhetimet


Ju sugjerojmë

Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
Bota

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

22 Gusht, 2025 2:37 pm
Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
Kronikë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

22 Gusht, 2025 2:05 pm
VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
Sport

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

22 Gusht, 2025 1:36 pm
Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari
Bota

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari

22 Gusht, 2025 1:33 pm
Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti
Kronikë

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti

22 Gusht, 2025 1:21 pm
Shpallet zi buke në Gaza
Bota

Shpallet zi buke në Gaza

22 Gusht, 2025 1:06 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
Kronikë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

22 Gusht, 2025 12:41 pm
Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
Bota

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

22 Gusht, 2025 12:40 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

22 Gusht, 2025 12:30 pm
Para
Peshëngritësi transgjinor dështon në të 3 provat në kategorinë e femrave

Peshëngritësi transgjinor dështon në të 3 provat në kategorinë e femrave

Cërrik/31-vjeçari godet fqinjin me thikë

Arrestohen 8 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

COVID-19/ Regjistrohen 25 raste të reja, asnjë viktimë në Shqipëri
















TE FUNDIT

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
22 Gusht, 2025

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Sipas raportimeve të...

Lexo më shumë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
22 Gusht, 2025

Objektet e kultit në Shqipëri nuk gjejnë qetësi as nga zjarret dhe as nga njerëzit. Vendet ku adhurohet Zoti kthehen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
22 Gusht, 2025

Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari
22 Gusht, 2025

Ushtria ukrainase goditi përsëri stacionin e pompimit të naftës Unecha, një pjesë kritike e tubacionit të naftës Druzhba të Rusisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com