“Pancerat” e Gjermanisë kanë gjetur rrugën e rrjetës edhe në pjesën e dytë të sfidës, ndaj Skocisë, teksa në minutën e 69′-të ka shpërthyer sërish festa në “Allianz Arena”.
Kësaj radhe Niclas Fullkrug, me një goditje potente në hyrje të zonës tund rrjetën e skocezëve, duke shënuar golin e katërt.
Rezultati shkon në 4 me 0 për “pancerat”, të cilët kanë dominuar topin që prej nisjes së ndeshjes.