Bota

Gjermania miraton dërgimin e armëve në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 26/02/22 |
Opi Nion

Gjermania ka miratuar dërgimin e armëve në Ukrainë përmes Holandës, raporton Reuters.

Gjermania është përballur me kritika për refuzimin e dërgimit të armëve në Ukrainë, ndryshe nga aleatët e tjerë perëndimorë. Miratimi shënon një ndryshim në politikë.

“Miratimi është konfirmuar nga kancelaria,”-tha të shtunën një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes. RPG-të do të merren nga stoqet e ushtrisë gjermane.

Gjermania ka një politikë të gjatë të mos eksportimit të armëve në zonat e luftës, e rrënjosur pjesërisht në historinë e saj të përgjakshme të shekullit të 20-të. Vendet që synojnë të tejkalojnë eksportet gjermane të armëve duhet të aplikojnë për miratim fillimisht në Berlin./Opinion.al

Pas