Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjermania mban frymën!” Zgjedhjet presidenciale në SHBA, gazetarja tregon kë mbështesin gjermanët

2024/11/05 at 11:05 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gjermania mban frymën!” Zgjedhjet presidenciale në SHBA, gazetarja tregon kë mbështesin gjermanët

Numërimi mbrapsht ka filluar, teksa këtë 5 Nëntor amerikanët votojnë për Presidentin e tyre të ri.

Gara mes dy kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris është e ngushtë dhe nuk qartësohet se kush ka përparësi.

Megjithatë e gjithë bota i ka sytë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të cilat kanë jo pak ndikim në politikat e tjera, përfshirë dhe ato evropiane.

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, në një lidhje direkte nga Gjermania ishte gazetarja e Deutsche Welle, Lindita Arapi.

“Gjermania sot mban frymën,” tha Lindita Arapi, duke përshkruan ankthin dhe tensionin që ndjejnë gjermanët për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sipas saj shumica e gjermanëve janë në mbështetje të Kamala Harris. Një mandat i ri i Donald Trump për Gjermaninë do të jetë shumë sfiduese.

Lindita Arapi, Deutsche Welle: Gjermania sot mban frymën sepse ka shumë interes për zgjedhjet, por ka dhe shumë frikë. Në media duket sikur flitet më shumë për Trump sesa për demokraten Kamala Harris, pikërisht për shkak të kësaj frike. Realisht Gjermania do të donte një Kamala Harris si Presidente. Zyrtarisht qeveria nuk jep preferenca, por nuk është sekret se kush preferohet, pra Kamala Harris. Gjermania shpreson me të vazhdimin e marrëdhënieve transatlantike dhe vetë gjermanët në sondazhe me shifra shumë të larta mbështesin Kamala Harris. Madje një gazetë gjermane dje e cilësoi Trump një të “çoroditur” me impulse autoritare, pra Trump nuk gëzon një imazh të mirë, sidomos në mediat gjermane.

Aldo: Përmende fjalën frikë, pse ka kaq frikë?

Lindita Arapi, Deutsche Welle: Gjermania pati një përvojë shumë të vështirë në mandatin e parë të Trump, prandaj dhe frika është e ndjeshme. Dhe duket sikur Trump ka një problem me Gjermaninë, në një fjalim tani të fundit në Pensilvani ai tha “mua nuk më kanë dashur atje dhe unë kam rrënjë gjermane. Gjermanët kanë përfituar prej nesh, unë iu kam thënë paguani, ata kujtojnë se ne jemi budallenj”. Fjala është këtu për shpenzimet e mbrojtjes, por që tani Gjermania sigurisht që i ka ndryshuar. Ai ka përmendur dhe marrëdhënien e vështirë me Angela Merkel dhe në këtë kuptim Gjermanisë i zgjohen kujtime të hidhura. Në vitin 2018 Trump tha një fjali që e shokoi Europën, ai i quajti europianët dhe gjermanët si armiq, shkak ka qenë dhe konkurrenca e madhe atëherë në tregti dhe automjete. Ai madje kërcënoi dhe me vendosje sanksionesh për makinat gjermane.

Aldo: Kush parashikohet të fitojë?

Lindita Arapi, Deutsche Welle: Nëse fiton Trump, për Gjermaninë patjetër që do të jetë një mandat shumë i vështirë. Për Gjermaninë, SHBA-të janë shumë të rëndësishme. Gjatë një vizite Biden tha se është ekzistenciale SHBA për Gjermaninë, qoftë nga ana e sigurisë, qoftë dhe nga ana tregtare, por Trump është i paparashikueshëm dhe priten probleme se si do të veprojë ai. Trump tha para pak kohësh se kush paguan do i japë siguri. Madje shtrohet dhe pyetja nëse do të mbijetojë NATO. Ka kohë që flitet se janë vendosur kontakte me njerëz të Trump. Gjermania nuk do të jetë aq e papërgatitur sa në vitin 2016, kur të gjithë prisnin se do të fitonte Hillary Clinton, por nuk ndodhi. Këtë herë është pak më ndryshe, por ka dhe kritika që thonë se Gjermania nuk është aq e përgatitur./tvklan

Ju sugjerojmë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Para
Grup i strukturuar kriminal e pastrim parash, SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut

Grup i strukturuar kriminal e pastrim parash, SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut

Opinion – Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku? (4 Nëntor 2024) 

Opinion – Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku? (4 Nëntor 2024) 

Nisin votimet në SHBA, kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale

Nisin votimet në SHBA, kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale

TE FUNDIT

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com