Rajoni

Gjermania kritikon Kosovën: Fjala “zhgënjim” është shumë diplomatike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 12/06/20 |
el ida

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt ka kritikuar, Kuvendin e Kosovës, lidhur me mosmiratimin e projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin”, ka shkruar Heldt në një postim në rrjetin social, Twitter.

Edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, është shprehur “e zhgënjyer” që kuvendi nuk i ka miratuar këto legjislacione.

Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur më 11 qershor, Kuvendi i Kosovës, nuk arriti të miratojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë./Opinion.al

Pas