Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, pengesat e punëtorëve të huaj

2022/12/14 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, pengesat e punëtorëve të huaj

Gjermania kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, rreth 400.000 vetë në vit. Adrian Oku nga Kavaja, instalues për sistemet e ngrohjes ka ardhur enkas në vend dhe ka shanse të mira të gjejë një punë në profesionin e tij.


Në Frankfurt mbi Main ai pret në Qendrën e Mirëseardhjes për Fuqinë e Kualifikuar Punëtore nga Jashtë të landit të Hessenit, i veshur me xhup e kapuç. Në zyrat gjermane nuk mbahet e ndezur shumë ngrohja këtë dimër. “Kërkoj punë këtu, sepse kam dëshirë të jetoj në Gjermani”, tha ai për Deutsche Wellen. “Më pëlqen Gjermania. Gjermania ka qenë ëndrra ime.” Pas kualifikimit  si mekanik pajisjesh, Adriani ka punuar si instalues e mirëmbajtës për sistemet e ngrohjes. Alberto Coronado koordinator i projektit të qendrës së mirëserdhjes përpiqet që punëtorëve si Adriani t’ia lehtësojë ardhjen në Gjermani. “Kur vjen në një vend tjetër në fillim çdo gjë është e re”, thotë ai. “Ne jemi këtu për t’ua lehtësuar këtyre punëtorëve fillimin.”

Gjermanishtja e vështirë por e bukur

Alberto Coronado shikon me vëmendje CV e punës së Adrian Okut. “Këtu duhet të shkruash, që ke punuar si elektriçist në këtë firmë”, e këshillon ai Adrianin. Dy kompani në rajonin e Hessenit i bien ndërmend koordinatorit, të cilat mund të shfaqin interes për Adrian Okun. Nevoja për instalues është e madhe në Gjermani. “Por tani duhet të dërgojmë njëherë CV-tënde”, thotë Alberto Coronado. “Shanset duken të mira.”

Pengesa më e madhe për Adrian Okun mbetet gjuha gjermane. Ai kërkon gjatë derisa të gjejë fjalët e duhura në gjermanisht dhe mendohet mirë para se të thotë diçka. Gjermanishtja është vërtet e vështirë, thotë ai. “Por edhe e bukur.”

Në studimin e OCD-së, katër nga dhjetë të anketuar përmendin gjermanishten si pengesë që të vijnë të punojnë në Gjermani. Në Gjermani flitet kryesisht gjermanisht në reparte fabrikash, laboratore apo dhoma konference. Por ajo që u duket e vetëkuptueshme gjermanëve, a mos është një faktor që e dobëson Gjermaninë në konkurrencën për tërheqjen e fuqisë punëtore?

Chris Pyak, konsulent i aplikantëve për një vend pune në Gjermani, thotë Po. Atë që Alberto Coronado bën në landin e Hessenit, ai e bën si sipërmarrës në Düsseldorf. 25.000 vetë e kanë abonuar revistën e tij online. Pengesat kryesore për fuqinë punëtore ndërkombëtare që të vij në Gjermani nuk janë rregullat e imigrimit apo njohja e diplomave, sipas tij. “Por fakti që në të gjithë Gjermaninë vetëm 4% e të gjitha vendeve të punës janë të shkruara në anglisht.”

Kjo në një kohë që shumë punë që kërkohen sot mund të kryhen edhe me njohjen e gjuhës angleze. Një specialist softeware-sh për shembull, thotë  Pyak. “Në mijëra kompani në të gjithë botën kjo është e vetëkuptueshme.” Pyak kërkon një kulturë të re kundrejt imigrantëve. “Nëse duam që të vijnë më të mirët tek ne, duhet që të përpiqemi për ta. Ndryshe vijnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.”

Edhe Jessica James, 31 vjeç, me bachelor të përfunduar në ekonomi, 9 vite punë në banka të ndryshme ndoshta do të ishte një fuqi e duhur punëtore për Gjermaninë. Ajo jeton në Islambad, Pakistan dhe si arsye të vetme për largimin nga vendi përmend fenë. “Jam e krishterë në një vend mysliman”, tha ajo për DW në telefon. Por Gjermania nuk është një vend, ku Jessica do të vinte të punonte. Për të punuar aty, duhet gjermanishtja dhe është e vështirë të mësohet si gjuhë, thotë ajo. “Përveç kësaj Gjermania është shumë e rreptë në dhënien e vizës, po ashtu kam dëgjuar se gjermanët janë të ashpër ndaj njerëzve me ngjyrë, në tërësi kundrejt emigrantëve.” Bankierja e re kërkon të emigrojë në Holandë.

OECD shikon potencial të madh

Njerëzit të ftohtë, gjuha e vështirë, viza merret me vështirësi? Tingëllon sikur Gjermania nuk është aq tërheqëse për punëtorët e huaj. Thomas Liebig, ekspert për Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin, OECD e kundërshton këtë. Ai shikon “një potencial të madh të forcave shumë të kualifikuara që të vijnë në Gjermani.” Në studimet  e fundit dhe sondazhet Gjermania është vlerësuar mjaft pozitivisht, megjithëse ndodhet pas Australisë dhe SHBA-së.

Liebig dhe kolegët e tij kanë zhvilluar anketime me rreth 30.000 vetë që kanë vizizuar faqen e internetit të qeverisë gjermane për fuqinë e kualifikuar nga jashtë, pra ata që kanë interes për një punë në Gjermani. Pengesa më e madhe që ata kanë është si të kërkojnë konnkretisht një punë në Gjermani. Ose sepse nuk i lexojnë dot afishimet online për punë, ose se nuk kanë ndihmë për aplikimet. Shumica përfytyrojnë të vijnë në Gjermani për shkak të shanseve të mira për punë dhe karriere. Dhe dy nga tre të anketuar përmendin cilësinë e lartë të jetesës në Gjermani si arsye për interesin e tyre./DW

 



Ju sugjerojmë

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Tetor, 2025 8:43 am
Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Para
Kryebashkiaku i Mikonos: Në verën e vitit 2023, fluturime direkte nga Tirana

Kryebashkiaku i Mikonos: Në verën e vitit 2023, fluturime direkte nga Tirana

Eksod nga Bosnja, njerëzit largohen nga korrupsioni dhe papunësia

Eksod nga Bosnja, njerëzit largohen nga korrupsioni dhe papunësia

Yuri Kim: Gjashtë muajt e rezistencës, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së Ukrainës

Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK:SHBA do ndjekë nga afër procesin, nuk duhet të ndikohet
















TE FUNDIT

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
31 Tetor, 2025

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
31 Tetor, 2025

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme...

Lexo më shumë

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
31 Tetor, 2025

Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët...

Lexo më shumë

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
31 Tetor, 2025

Shpërthimi ndodhi nën tokë, identik me një tërmet: një vullkan i padukshëm përfshiu shkretëtirën, duke hapur një krater kolosal. Kështu,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com