Gjermania është jashtë Botërorit 2022. Skuadra e Flick fitoi 2-4 me Kosta Rikën, por humbja 2-1 e Spanjës kundër Japonisë i lë jashtë “Pnzzerat”.
Gnabry kaloi në avantazh gjermanët që në minutën e 10, por Tejeda (58’) dhe Vargas (70’) përmbysën rezultatin.
Ishte Havertz që ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola në minutat 73 dhe 85, dhe Fullkrug në minutën e 91 për t’i dhënë Gjermanisë një fitore pa vlerë, pas rezultatit të Spanjës.
Spanjollët u mposhtën 2-1 nga Japonia, me aziatikët që morën vendin e parë në grup, ndërsa spanjollët të dytin.