Gjermani ka lehtësuar masat kufizuese për udhëtimet hyrëse nga Shqipëria.
Ky është vendimi i qeverisë gjermane, pasi Shqipëria nuk kategorizohet më si vend i riskut të lartë për COVID-19.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania ka hequr kufizimet për udhëtimet hyrëse nga Shqipëria. Duke filluar nga data 27 shkurt 2022, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit”,-thuhet në njoftimin e ministrisë./Opinion.al