Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania gati për lidership ushtarak në Europë

2022/09/14 at 8:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania gati për lidership ushtarak në Europë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht kërkon më shumë përgjegjësi ushtarake gjermane në Europë, lehtësim të eksporteve ushtarake dhe më shumë fonde për ushtrinë gjermane.


“Bundeswehri: Baza e sigurisë”, mund të lexohej në murin pas ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur ajo të hënën në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP në Berlin doli të mbajë fjalimin parimor mbi rolin e Gjermanisë pas luftës në Ukrainë me titull: “Implikime të ndërrimit të epokave për strategjinë kombëtare të sigurisë për Gjermaninë.” Fjalimi i politikanes socialdemokrate dhe debati pas tij u pritën me interes të madh. Publiku shpresonte të informohej për qëndrimin e qeverisë gjermane mbi furnizimin me armë të Ukrainës. Sukseset e fundit të Ukrainës në fushën e betejës kanë ndezur jo vetëm fantazinë, por edhe diskutimin për furnizimin me armë të rënda. Jo vetëm opozita CDU/CSU kërkon dërgimin e armëve të rënda luftarake në Ukrainë. Kërkesa vjen edhe radhët e koalicionit, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Jo veprime të veçuara

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht i tha një jo të qartë dëshirave për furnizim me tanke luftarake. Asnjë vend tjetër nuk ka dërguar tanke luftarake të tipit perëndimor, tha ajo, konform linjës zyrtare të qeverisë, sipas së cilës furnizimi me armë bëhet në ujdi të plotë me patnerët e NATO-s. Lambrecht tha hapur, se Bundeswehri nuk i zotëron shumë armatime. Shumë gjëra gjenden në letër, por jo të gatshme për përdorim. Të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte thënë, se është më e rëndësishme të ndihmohet Ukraina, se të mbash depot e mbushura sipas planit. “Duke bërë që Rusia të mos fitojë në Ukrainë, ne rrisim edhe sigurinë tonë dhe forcojmë aleancën”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rol drejtues përkundër vullnetit

Lambrecht theksoi pretendimin e Gjermanisë për një rol drejtues në Europë edhe nga ana ushtarake. Një rol i tillë i takon Gjermanisë, thjesht për shkak të madhësisë së saj, edhe kundër vullnetit gjerman. Këtë rol drejtues, Gjermania nuk e kërkon thjesht nga dëshira për sundim, por “për t’i dhënë forcë rendit të paqes”. Gjermania është anëtare e aleancave, ka “vështrim të kthjellët për pushtetin dhe elementin ushtarak”, ka institucione të forta dhe një kulturë paqësore. Prandaj askush nuk duhet të ketë frikë nga roli drejtues i Gjermanisë. Mbi bazën e këtij argumentimi, Lambrecht shprehu gatishmërinë për të mbajtur një përgjegjësi më të madhe dhe për të investuar më shumë në siguri.

Edhe ambasadorja amerikane në Gjermani, Amy Gutmann kishte bërë fjalë për “rol drejtues” të Gjermanisë. Diplomatja amerikane u shpreh në televizionin e dytë gjerman, ZDf, me kujdes për më shumë mbështetje gjermane për Kievin. Gjermania dëshiron të marrë më shumë rol udhëheqës. “Ne shpresojmë dhe presim që Gjermania edhe ta përmbushë këtë”, tha Gutmann duke shtuar, se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi.

Një rol drejtues për Gjermaninë në Europë kishte anoncuar më parë edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, një sfidë për socialdemokratët, për të cilët edhe shprehja e një pretendimi të tillë është sfidë. “Politika e paqes për mua është të shohësh edhe dhunën ushtarake si mjet legjitim të politikës.” Në marrëveshjen e tij koalicioni gjerman me marrëveshjen mes SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së donte ta përcaktonte mandatin qeverisës me nocione si liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri mjedisore, por me luftën në Ukrainë në krye kanë dalë nocione të tjera; armatim, furnizim me armë, krizë energjitike, inflacion. Me fjalimin e kancelarit Scholz për “kthesën e epokave” u desh të ndryshoheshin shumë pozicione politike në Gjermani.

Bashkëpunim për armatimin, eksporte armësh, më shumë përgjegjësi për Europën

Më e qartë Lambrecht ishte në temën e bashkëpunimit ushtarak. Në fjalimin e saj ajo iu referua një problemi të dukshëm në zhvillimin e përbashkët europian dhe prodhimin e armëve. direktivat gjermane të armatimit. Gjermania mban të drejtën e vetos deri më tani në eksportin e armëve të prodhuara në bashkëpunim me partnerët tek vendet e treta. Kjo dobëson vullnetin e partnerëve Francë, Britani e Madhe apo Itali për bashkëpunim, vend që kanë më pak kufizime në furnizimin e shteteve me armë jashtë NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se këto direktiva do të rishikohen, për një kohë të gjatë kjo nismë ishte gati e papërfytyrueshme.

Lambrecht e përgatiti popullin gjerman për shpenzime ushtarake afatgjata. Ukraina sot ekziston vetëm, se mund të mbrohej, tha Lambrecht, duke shtuar, se edhe Gjermania ka nevojë për ushtri të fortë, që në rast nevoje të mbrohet. Në tërësi ne europianët duhet “japin një kontribut më të madh për sigurinë tonë”, theksoi ministrja gjermane. Ajo iu referua përqëndrimit të SHBA në zonën e Paqësorit dhe tensioneve aktuale “në rrugën e Tajvanit” me Kinën. Europa duhet të zhvillojë “fuqi dhe aftësi që na bëjnë më të fortë dhe më të besueshëm”.

Sipas Lambrecht “një  ndryshim me efekt i kohëve kërkon më shumë fonde, prandaj 100 miliardët si fond i posaçëm për Bundeswehrin janë një hap i nevojshëm, me qëllim që pas “viteve të kursimit” sërish të investojmë në fuqinë luftarake dhe aftësinë vepruese të Bundeswehrit. Gjermania do të investojë në të ardhmen 2% të prodhimit të brendshëm bruto për armatimin, një objektiv që vendet e NATO-s e kishin parashikuar që në vitin 2014. Të gjitha këto plane kërkojnë një ndërrim mentaliteti, “ndërrim kulture”, sipas ministres. Ajo propozoi për të ardhmen një “Ditë të Sigurisë”./DW



Ju sugjerojmë

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Pronari dhe punonjësi i servisit rrahin e kërcënojnë me pistoletë zhurmuese klientin

Pronari dhe punonjësi i servisit rrahin e kërcënojnë me pistoletë zhurmuese klientin

SHBA: Rusia ka financuar me 500 mije $ PD në Shqipëri në vitin 2017

SHBA: Rusia ka financuar me 500 mije $ PD në Shqipëri në vitin 2017

Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit
















TE FUNDIT

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
17 Shtator, 2025

Bashkimi Europian ka zbuluar planin më të ashpër deri më tani për të ushtruar presion ndaj Izraelit për t’I dhënë...

Lexo më shumë

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
17 Shtator, 2025

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe...

Lexo më shumë

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
17 Shtator, 2025

Mijëra palestinezë po largohen në panik nga qyteti i Gazës ndërsa ofensiva e fuqishme tokësore e Izraelit, e dizajnuar për...

Lexo më shumë

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
17 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com