Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

2023/01/06 at 1:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë. Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.


Franca vendosi të dërgojë armë më parë

Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim. Sa tanke do të dërgojë Franca në Ukrianë nuk është e qartë deri tani.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore. Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit. Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki. Por tani edhe në Gjermani është ndezur debati për dërgimin e tankeve luftarake të prodhimit perëndimor në Ukrianë, pas vendimit të Francës që të dërgojë tanke atje. E masa të ngjashme janë bërë të ditura edhe në Gjermani dhe SHBA .

SHBA do të dërgojë armë të reja

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me automjete të blinduara Bradley. Këto automjete janë të pajisura edhe me një top, një mitraloz dhe raketa. Presidenti Joe Biden iu përgjigj pozitivisht një pyetje të një gazetari nëse qeveria po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të këtyre armëve në Ukrainë, por presidenti nuk dha detaje të tjera. Fillimisht ishte e paqartë se cili model “Bradley” do të ishte i përshtatshëm për Kievin. Ushtria amerikane ka në pronësi mijëra Bradley që nga mesi i viteve 1980, të përdorura kryesisht për transportin e trupave. Automjetet do t’u jepnin forcave ukrainase më shumë fuqi në fushën e betejës dhe do të forconin aftësitë e tyre të luftës.

Këto vendime vijnë pas kërkesave të shpeshta të presidentit Zelenski për dërgimin e armëve perëndimore, për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Ndër tjerash janë kërkuar edhe tanke gjermane Leopard dhe tanke amerikane Abrams. Qeveria gjermane ka refuzuar këto kërkesa – deri tani. Gjermania i ka siguruar Ukrainës deri tani, ndër tjerash, 30 tanke kundërajrore Gepard, e tani ka premtuar edhe sisteme të tjera të armëve.

Presidenti Zelenski njofton se trupat ukrainase kanë shënuar suksese të reja në këtë luftë.Flitet për kundërsulme në zonat e okupuara në Zaporizhje dhe vrasjen apo plagosjen e rreth 80 ushtarëve rusë. Më para pala ukrainase ka njoftuar edhe për suksese të tjera dhe vrasjen e qindra ushtarëve rusë. Moska ka konfirmuar vrajsen e dhjetëra ushtarëve të tyre. Sidoqoftë presidenti Zelenski thotë se me armët perëndimore Ukriana do të mund të mbrohet edhe më suksesshëm.

Baerbock: Perëndimi duhet të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Evropës dhe Perëndimit që të vazhdojnë me mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën, për t’u mbrojtur nga agresioni rus edhe në vitin 2023. “Këtë unitet të përbashkët evropian, që na bëri kaq të fortë vitin e kaluar, duhet ta ruajmë dhe zgjerojmë edhe në këtë vit të ri”, tha Baerbock në një paraqitje të përbashkët me kolegun e saj portugez João Gomes Cravinho në Lisbonë.

Në të njëjtën kohë, Baerbock kritikoi sulmet e fundit ruse ndaj pajisjeve për furnizim me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, si “sulme kundër njerëzimit” pa asnjë qëllim tjetër veçse “të dëmtojnë bazën e jetesës së ukrainasve”. Nuk duhet lënë as dyshimi më i vogël për mbështetjen e palëkundur të Perëndimit për Kievin, theksoi ajo, sepse “çdo shenjë e rënies së mbështetjes e inkurajon Putinin të vazhdojë luftën”./ DW



Ju sugjerojmë

Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
Para
Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa

Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa

Rihapja e Kinës nxit botën të rrisë kufizimet kundër COVID-19

Rihapja e Kinës nxit botën të rrisë kufizimet kundër COVID-19

Why modern mortar crumbles, but Roman concrete lasts millennia
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh...

Lexo më shumë

Horoskopi, 7 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. Vendimi varet nga ju....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com