Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania do të lehtësojë masat për personat e imunizuar me doza përforcuese

2021/12/14 at 7:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania do të lehtësojë masat për personat e imunizuar me doza përforcuese

Gjermania nuk do t’u kërkojë njerëzve që janë imunizuar me dozën përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, që të testohen para se të hyjnë në disa objekte argëtuese. Kështu vendosën të martën, më 14 dhjetor ministrat federalë dhe rajonalë të shëndetësisë.


Propozimi, për të cilin u pajtuan ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe ministrat e 16 shteteve federale, ka për qëllim që të inkurajojë qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinave kundër COVID-19.

Megjithatë, të gjithë qytetarët duhet të kenë test negativë për koronavirus nëse duan të hyjnë në spitale dhe shtëpi të kujdesit, me qëllim që të mbrohen njerëzit që janë në rrezik të lartë, thuhet në draftin e dokumentit, të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Rreth 69.9 për qind e popullsisë së Gjermanisë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe 23.8 për qind kanë marrë edhe dozën përforcuese.

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek u tha gazetarëve se Gjermania po vuan nga një mungesë e vaksinave, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të përdorin “metoda jokonvencionale”, përfshirë edhe kontaktet e drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave – në mënyrë që të rriten furnizimet me vaksina. Gjermania furnizohet me vaksina kryesisht përmes skemës së përbashkët të prokurimit të Bashkimit Evropian.

Sipas masave aktuale, personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës ose e kanë kaluar virusin, duhet të kenë edhe teste negative për koronavirus në mënyrë që të mund të hyjnë në objekte që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, siç janë klubet e natës apo diskotekat.

Sikurse edhe shtetet e tjera evropiane, Gjermania po përballet me valën e katërt të pandemisë së koronavirusit. Të martën, autoritetet raportuan edhe për 473 vdekje të reja nga koronavirusi. Instituti për sëmundje ngjitëse, Robert Koch po ashtu raportoi për 30,823 raste të reja me koronavirus./ REL



Ju sugjerojmë

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht
Rajoni

“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht

30 Qershor, 2026 11:58 am
Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

30 Qershor, 2026 11:39 am
Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Aktualitet

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

30 Qershor, 2026 10:44 am
5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën
Kryesore

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

30 Qershor, 2026 10:32 am
Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
Kryesore

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

30 Qershor, 2026 10:30 am
Para
Belind Këlliçi: Tani në PD ka persona të armatosur, janë me kapuç dhe maska

Belind Këlliçi: Tani në PD ka persona të armatosur, janë me kapuç dhe maska

Dënime të ashpra ndaj aktivistëve të opozitës në Bjellorusi

Dënime të ashpra ndaj aktivistëve të opozitës në Bjellorusi

OBSH: Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e COVID-19

OBSH: Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e COVID-19
















TE FUNDIT

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje...

Lexo më shumë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
30 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
30 Qershor, 2026

Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione. Ndërsa zv.kryeministres Albana Koçiu ka dalë nga seanca plenare për t’u larguar me...

Lexo më shumë

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
30 Qershor, 2026

Republika Demokratike e Kongos tha se numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në vend kishte arritur në 1,307, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}