Bota

Gjermania do të hapë vaksinimin kundër COVID për të gjithë qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:57 - 17/05/21 |
Opi Nion

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se vendi i tij, nga data 7 qershor, do të hapë vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Spahn tha se sistemi aktual i vaksinimit, që u jep përparësi grupeve më të cenueshme, nuk do të vlejë më.

“Kjo nuk do të thotë se secili do të sigurojë termin brenda ditësh, por secili që dëshiron të vaksinohet, do të ketë mundësi”, tha Spahn.

Ai tha se fushata e vaksinimit në Gjermani ka marrë hov javëve të fundit dhe se, deri në fund të majit, rreth 40 për qind e popullsisë gjermane do të jetë e vaksinuar me së paku një dozë.

Spahn tha se 70 për qind e personave mbi 60 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa një e katërta e tyre janë vaksinuar plotësisht.

Në total, në Gjermani – vendin me 83 milionë banorë – janë dhënë 40 milionë doza vaksinash dhe nëntë milionë njerëz janë të vaksinuar plotësisht.

Gjermania përdor tri vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Të tria këto vaksina duhet të jepen me dy doza, për të pasur efektin maksimal.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania ka regjistruar mbi 3.6 milionë raste me koronavirus dhe mi 86,000 viktima.

Pas