Bota

Gjermania dhe vende të tjera të Evropës futen në izolim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 02/11/20 |
Opi Nion

Duke nisur qw nga dita e sotme  Gjermani futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se izolimi në Gjermani do të zgjasë një muaj.

Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën me 12,097 raste të reja. Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre.

Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.

Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen Portugalia, Greqia dhe Austria. Ndërkohë,  Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.  Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 viktima.

Pas