Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania dënon një sirian për krime kundër njerëzimit

2022/01/13 at 11:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania dënon një sirian për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-zyrtar të policisë sekrete të Sirisë për krime kundër njerëzimit, për shkak se ai kishte mbikëqyrur abuzimin e të arrestuarve në një burg në afërsi të Damaskut një dekadë më parë.

Vendimi i të enjtes po konsiderohet historik dhe është pritur për një kohë të gjatë nga sirianët që kanë vuajtur nga abuzimet apo që kanë humbur familjarët e tyre nën regjimin e Qeverisë së Bashar al-Assadit.

Gjykata shtetërore e Koblenz tha se Anwar Raslan ishte zyrtar i lartë, që kishte nën mbikëqyrje ndërtesën në qytetin Douma, të njohur si Al Khabit, ku mbaheshin protestuesit opozitarë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, raportuan mediat gjermane. Avokatët e të dënuarit, javën e kaluar kërkuan që gjykata të hedhë poshtë akuzat ndaj klientit të tyre, duke argumentuar se ai asnjëherë personalisht nuk kishte torturuar askënd dhe kishte dezertuar në fund të vitit 2012.

Prokurorët gjermanë kanë thënë se Raslan kishte mbikëqyrur “torturat sistematike dhe brutale” të më shumë se 4,000 të burgosurve në periudhën prill 2011 – shtator 2012. Sipas prokurorëve, nga torturat vdiqën dhjetëra persona.

Një zyrtar tjetër, Eyad al-Gharib ishte dënuar nga gjykata në Kolbenz vitin e kaluar për mizori dhe krime kundër njerëzimit me katër vjet e gjysmë burgim.

Të dy personat ishin arrestuar në Gjermani më 2019, pasi kishin kërkuar azil në këtë shtet.

Viktimat dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se shpresojë që ky dënim të jetë hapi i parë drejt drejtësisë për shumë persona, të cilët nuk kanë mundur që të kërkojnë drejtësi ndaj zyrtarëve në Siri apo para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Që prej se Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që rastet e abuzimeve në Siri të dërgohen në Tribunalin e Hagës, shtetet si Gjermania, që aplikojnë parimet e drejtësisë ndërkombëtare për krime të rënda, kanë nisur që të zhvillojnë gjykime për këto krime, thanë ekspertët./ REL

Ju sugjerojmë

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
Aktualitet

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

7 Korrik, 2025 12:48 pm
Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
Kronikë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

7 Korrik, 2025 12:32 pm
Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
Kronikë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

7 Korrik, 2025 12:21 pm
Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
Bota

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

7 Korrik, 2025 11:48 am
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Kronikë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

7 Korrik, 2025 11:42 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Para
Koreja e Jugut do të trajtojë pacientët me COVID me pilulat Pfizer

Koreja e Jugut do të trajtojë pacientët me COVID me pilulat Pfizer

Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori

Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori

VIDEO/ Shkoi ta ndihmonte, 59 vjeçari sulmohet dhe grabitet nga endacaku

VIDEO/ Shkoi ta ndihmonte, 59 vjeçari sulmohet dhe grabitet nga endacaku

TE FUNDIT

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
7 Korrik, 2025

Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat...

Lexo më shumë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
7 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), ka ndryshuar sot, 7 korrik, masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit. Ky i fundit është...

Lexo më shumë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
7 Korrik, 2025

Një 63-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e...

Lexo më shumë

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com