Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, dash i kurbanit i luftës së Ukrainës

2022/04/21 at 11:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania, dash i kurbanit i luftës së Ukrainës

Gjermania kritikohet nga Ukraina dhe vende të tjera të Evropës, por kjo është e padrejtë, mendon Marco Müller, sepse Gjermania bën më shumë se çdo vend tjetër për të ndihmuar Kievin.


Kërkesë. Trajtim me përbuzje. Kërkesë. Trajtim me përbuzje. Ky duket të jetë modeli që po ndjek aktualisht Ukraina në diskutimet e saj me dhe për Gjermaninë. Këtu bën pjesë edhe refuzimi i ofertës për vizitë për Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, pasi udhëheqja e Kievit kishte kritikuar politikën e tij të mëparshme ndaj Rusisë dhe Steinmeier kishte pranuar se kishte bërë gabime.

Ky model ka qenë shumë efektiv. Edhe mediat gjermane e përvetësuan këtë model. Nuk kalon asnjë ditë pa u vënë publikisht në shtyllën e turpit Berlini, pa gazetarë kritikë që pyesin anëtarët e qeverisë gjermane pse ne nuk po heqim dorë përfundimisht nga nafta dhe gazi rus dhe pse Gjermania nuk po e furnizon Ukrainën me të gjitha armët që ka kërkuar ajo. Është një pjesë teatrale gjithnjë e më e bezdisshme dhe në çdo rast e tepërt.

Gjermania e mbështet Ukrainën thuajse si asnjë vend tjetër

Së pari, Gjermania, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka qenë donatori më i madh i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014.

Së dyti, përveç fqinjëve të afërt të Ukrainës, Gjermania është një nga vendet që ka pranzar më shumë refugjatë ukrainas.

Së treti, Gjermania bën pjesë në shtetet që i paguan më shumë para Ukrainës, për të blerë arëm. Kancelari Olaf Scholz sapo njoftoi se Gjermania do të sigurojë deri në 2 miliardë euro (2.1 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake. Dhe ai nuk la asnjë dyshim se ne duhet të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Në këtë kontekst, sa e zgjuar është që qeveria ukrainase e lëndon qeverinë gjermane vazhdimisht dhe e përmbyt me kërkesa të reja, të formuluara ashpër? Kur Gjermania i siguron disa nga armët e dëshiruara, Kievi thotë: kjo vërtet është mirë, por duhet të jetë shumë më tepër. Kur Gjermania shpall asgjë më pak se një ndryshim paradigme duke i kthyer shpinën qymyrit, naftës dhe gazit rus, Ukraina thotë: Kjo është mirë, por duhet të ndodhë menjëherë.

A nuk mjafton një kthesë 180 gradë?

Në këtë kuadër harrohet me dëshirë se Gjermania bëri një kthesë 180 gradë me përmasa të paprecedenta. Gazsjellësi Nord Stream 2 u mbyll. Forcat e armatosura gjermane do të pajisen me 100 miliardë euro – një plan që Scholzi e shpalli menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Gjermania paguan për dërgesat e armëve në një zonë lufte. Qeveria gjermane ka filluar të ndërpresë lidhjet e saj të ngushta dhe jashtëzakonisht të rëndësishme të lëndëve të para me Rusinë. Ministri i Ekonomisë, një politikan i Partisë së Gjelbër, udhëtoi në Lindjen e Mesme për të blerë naftë dhe gaz, ndërsa mendonte me zë të lartë për të zgjatur mbajtjen në punë të  termocentraleve bërthamore dhe të qymyrit të Gjermanisë. Këto janë të gjitha ndryshime ekstreme të kursit në një periudhë tepër të shkurtër kohe. Cilat vende të tjera evropiane i kanë ndryshuar politikat e tyre në mënyrë drastike sa Gjermania, dhe me një kosto kaq të madhe?

Dash i kurbanit për vendet e tjera të BE

Edhe më irrituese se sa qëndrimet jomiqësore nga Kievi është sjellja e vendeve të tjera evropiane. Ata nuk ndërmarrin asnjë veprim vetë, por fshihen pas Gjermanisë, apo edhe drejtojnë gishtin nga Berlini. Të krijohet përshtypja se gjithçka ka të bëjë me imazhin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë disa telefonata të pasuksesshme në  përpjekje për të ndikuar mbi shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ai gjithashtu organizoi pa zhurmë që finalja e Ligës së Kampionëve të futbollit, e cila do të mbahej në Rusi, të luhet në Francë. Vendi i tij nuk vepron kaq me vendosmëri kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve në Francë.

Italia ka deklaruar, publikisht dhe troç, se mund të bëjë pa gazin rus menjëherë. Që do të thotë se nëse Evropa nuk arrin të miratojë një embargo gazi, kjo është për shkak të shteteve të tjera anëtare – kupto: Gjermania. Polonia, pa koordinim paraprak me aleatët e saj, nxit publikisht për të dorëzuar avionë në Ukrainë, por vetëm përmes Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një baze ajrore në Gjermani. Nëse avionët nuk dorëzohen, thotë Varshava, kjo ndodh për shkak të Shteteve të Bashkuara ose Gjermanisë. Hungaria e kalon lehtë – të paktën në sytë e opinionit publik gjerman – me qëndrimin e saj prorus. Budapesti pranon me kënaqësi gazin e lirë rus dhe, nëse është e nevojshme, e paguan faturën edhe në rubla.

Grindja i sjell dobi vetëm Putinit

Mund të të shkojë mendja se ndonjë anëtar i BE nuk do të ishin i pakënaqur ta shihte Gjermaninë në gjendje të keqe – dhe duke humbur një pjesë të fuqisë dhe prosperitetit të saj ekonomik. Ligësi? Ndoshta. Fakti është se në skemën e qortimeve, kërkesave dhe plotësimeve, nevojiten gjithmonë dy palë. Njëri që bërtet me zë të lartë, nervozohet dhe tregon tjetrin – dhe tjetri që lejon t’ia bëjnë këtë.

Një spektakël i tepërt. Në fund të fundit, të gjithë kanë të njëjtin qëllim: t’i japin fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Pra, pse të mbillet grindje? Kjo ndihmon vetëm një person: Putinin./DW



Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
E përdhunuan dhe e hodhën në rezervuar, burg përjetë për vrasësin e Drita Saliajt

E përdhunuan dhe e hodhën në rezervuar, burg përjetë për vrasësin e Drita Saliajt

Zhupa-ministres së Arsimit: Ju jeni vetë e akuzuar për plagjiaturë

Zhupa-ministres së Arsimit: Ju jeni vetë e akuzuar për plagjiaturë

Balluku-Berishës: Para se të ikje nga pushteti, grabite kaskadat ujore

Balluku-Berishës: Para se të ikje nga pushteti, grabite kaskadat ujore
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com