Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

2022/01/07 at 8:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.

Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.

Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.

Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.

Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.

“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.

Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant./ REL

Etiketa: covid-19gjermaniMasat

Ju sugjerojmë

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë
Kronikë

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë

24 Mars, 2023 1:26 pm
Rama takim me sekretarin e Jashtëm britanik: Bashkëpunimi është thelbësor
Kryesore

Rama takim me sekretarin e Jashtëm britanik: Bashkëpunimi është thelbësor

24 Mars, 2023 1:20 pm
24 vite nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Rajoni

24 vite nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

24 Mars, 2023 1:08 pm
Xhaçka takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Partner i rëndësishëm për Shqipërinë
Politikë

Xhaçka takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Partner i rëndësishëm për Shqipërinë

24 Mars, 2023 1:03 pm
VIDEO/ I shkeli këmbën me karrocë, i riu dhunon personin me aftësi të kufizuara
Bota

VIDEO/ I shkeli këmbën me karrocë, i riu dhunon personin me aftësi të kufizuara

24 Mars, 2023 12:47 pm
Berisha: Ndarja përfundimtare me Alibeajn dhe Bashën e bën PD më të besueshme
Politikë

Berisha: Ndarja përfundimtare me Alibeajn dhe Bashën e bën PD më të besueshme

24 Mars, 2023 12:46 pm
“Ahmetaj udhëtoi për në Londër”, Berisha: Do që të arrijë një marrëveshje me Ramën
Kryesore

“Ahmetaj udhëtoi për në Londër”, Berisha: Do që të arrijë një marrëveshje me Ramën

24 Mars, 2023 12:36 pm
Medvedev: Plumbat e uraniumit do të hapnin kutinë e Pandorës
Bota

Medvedev: Plumbat e uraniumit do të hapnin kutinë e Pandorës

24 Mars, 2023 12:11 pm
Arben Dervishaj i kërkon GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë: Jam i sëmurë
Kronikë

Inceneratori i Fierit/ Bien akuzat për korrupsion ndaj Arben Dervishajt

24 Mars, 2023 11:54 am
Inceneratorët/ Gjykata rrëzon disa akuza për Alqi Bllakon: Nuk është zyrtar i lartë
Kronikë

Inceneratorët/ Gjykata rrëzon disa akuza për Alqi Bllakon: Nuk është zyrtar i lartë

24 Mars, 2023 11:46 am
Para
Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Djokoviç jep mesazhin e parë nga “burgu” australian

Djokoviç jep mesazhin e parë nga “burgu” australian

Aksident në tunelin e Kalimashit, ka viktima dhe të plagosur

Aksident në tunelin e Kalimashit, ka viktima dhe të plagosur

TE FUNDIT

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë

Inceneratori i Fierit/ GJKKO kalon për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 8 të tjerë
24 Mars, 2023

Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të...

Lexo më shumë

Rama takim me sekretarin e Jashtëm britanik: Bashkëpunimi është thelbësor

Rama takim me sekretarin e Jashtëm britanik: Bashkëpunimi është thelbësor
24 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, në auditorin e...

Lexo më shumë

24 vite nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

24 vite nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
24 Mars, 2023

Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill ka ngushëlluar serbët për humbjet e jetëve gjatë bombardimeve të NATO-s që nisën më...

Lexo më shumë

Xhaçka takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Partner i rëndësishëm për Shqipërinë

Xhaçka takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Partner i rëndësishëm për Shqipërinë
24 Mars, 2023

Ditën e sotme Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren e Përgjithshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com