Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania angazhohet për më shumë punëtorë të huaj

2022/11/30 at 9:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania angazhohet për më shumë punëtorë të huaj

Agjencia Federale e Punës në Gjermani pohon se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.


Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. “Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t’ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën Süddeutsche Zeitung. “Gjermania është një vend imigrimi.” Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.

Nahles: Ende shumë pengesa për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t’i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.

Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit paralajmëroi se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë. “75 për qind e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me kohë të pjesshme. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë,” tha ajo. Gratë me prejardhje migrimi janë kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. “Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani.”

Schnitzer: Lehtësimi i marrjes së shtetësisë “absolutisht i mirëpritur”

Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështetireformën e ligjit të shtetësisë të planifikuarnga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. “Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t’u mirëpritur.”

Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e “arritjeve të veçanta të integrimit” kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë. projektin, e rezerva ka edhe një pjesë e partisë liberale në pushtet, FDP.

Zyra Federale e Statistikave: Emigracioni më i lartë neto që nga viti 1990

Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia./DW



Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Aktualitet

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

2 Korrik, 2025 5:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

2 Korrik, 2025 5:41 pm
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

2 Korrik, 2025 5:24 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak

2 Korrik, 2025 5:20 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë

2 Korrik, 2025 5:17 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

2 Korrik, 2025 4:46 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Para
Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, data 6 dhjetor pushim zyrtar për Tiranën

Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, data 6 dhjetor pushim zyrtar për Tiranën

BE çon para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,jo më vonë se më 1 janar 2024

BE çon para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,jo më vonë se më 1 janar 2024

Sulmet kibernetike, urdhër arreste për 5 punonjës IT të DAP

Sulmet kibernetike, urdhër arreste për 5 punonjës IT të DAP
















TE FUNDIT

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
2 Korrik, 2025

Koreja e Veriut do të trefishojë numrin e trupave të saj që luftojnë për Rusinë përgjatë vijave të frontit me...

Lexo më shumë

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
2 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm,...

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
2 Korrik, 2025

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.50%,...

Lexo më shumë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
2 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka ndërhyrë pas dyshimeve për një automjet që mund të transportonte armë zjarri në zonën e "Myslym...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com