TIRANË- Rreth 400 persona pritet të kthehen në Shqipëri gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë shkuar për të kërkuar azil në Gjermani. Lajmi është zyrtar, dhe e bën të ditur zyra e shtypit pranë ambasadës gjermane në Tiranë.
Në njoftim thuhet se gjatë kësaj jave do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania disa azilkërkues shqiptarë. Ambasada publikon dhe datën e orën e kthimit.
06 tetor ora 14:35 – rreth 75 persona
07 tetor ora 14:10 -rreth 140 persona
08 tetor ora 13:45 -rreth 80 persona
09 tetor ora 13:40 – rreth 100 persona