Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, 1000 euro për çdo azilant që do të riatdhesohet

2017/12/03 at 10:13 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania, 1000 euro për çdo azilant që do të riatdhesohet

Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të rikthehen në vendlindje. Kujdes: afati i kërkesave për këto ndihma përfundon në fund të muajit shkurt, nga Deutsche Welle.


Deri më 28 shkurt azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani mund të kërkojnë një ndihmë për t’u riintegruar në vendin e tyre të origjinës. Familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse idividët deri në 1000 euro. Këto para mund të përdoren për të paguar qiranë, për të riparuar banesën, për pajisjen e tyre e kështu me radhë. Programi “Vendi yt e ardhmja jote” plotëson programin “Starthilfe plus”.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që ta shfrytëzojnë këtë ofertë. “Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj. Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin.”

Ndihma shtesë

Sipas gazetës “Bild am Sonntag” në periudhën shkurt-tetor 2017 ndihma për rikthim në vendlindje kanë kërkuar vetëm 8639 vetë. Po sipas kësaj gazete në Gjermani ka 115.000 azilkërkues të refuzuar. 80.000 syresh kanë statusin “Duldung”, 35.000 pritet të dëbohen, ndërkohë që nga janari deri në shtator 2017 janë dëbuar 19.520 vetë.

Azilkërkues nga Kosova dhe Shqipëria që kthehen vullnetarisht

Prej këtyre ndihmave mund të përfitojnë edhe azikërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që gjenden në Gjermani dhe dëshirojnë të kthehen në vendlindje.

Autoritetet gjermane i mbështesin prej vitesh me programe të ndryshme ata që duan të kthehen në vendlindje, pavarësisht nëse janë azilkërkues apo kanë leje qëndrimi në Gjermani.

 

Etiketa: 1000 eurocdo azilantgjermaniariatdhesim


Ju sugjerojmë

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Para
Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Foto/ Bleona kërkon mashkullin ideal, ja si duhet të jetë

Disa zona në qarkun e Elbasanit pa energji elektrike

Disa zona në qarkun e Elbasanit pa energji elektrike
















TE FUNDIT

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
3 Korrik, 2026

Epoka e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë duket se po i afrohet fundit. Sipas motrës së tij, Kátia...

Lexo më shumë

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
3 Korrik, 2026

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha se udhëheqësit më të lartë politikë të vendit baltik kishin rënë dakord që një ndalim...

Lexo më shumë

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
3 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner...

Lexo më shumë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
3 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi nga Elbasani se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}