Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj

2025/04/12 at 6:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj

Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjdihet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta Tagesspiegel pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar.

Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPDpërmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale si motër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e koalicionit. Në CDU sipas statutit duhet të vendosë një kongres i vogël partie për koalicionin e planifikuar, ndoshta kjo do të ndodhë më 28 prill. Votimi i anëtarëve të SPD-së do të zhvillohet më 30 prill. Gazeta Tagesspiegel gjithashtu njofton, se më 5 maj janë parashikuar mbledhjet e grupeve parlamentare. Pas zgjedhjes së kancelarit menjëherë duhet të pasojë emërimi i anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe më pas betimi i kabinetit përpara Bundestagut.

Qeveria e pestë e koalicionit me bazë të gjerë
Kancelari zgjidhet nga deputetët e Bundestagut, i cili – pavarësisht nga seanca më 8 maj me rastin e ditës përkujtimore të fundit të luftës përpara 80 vjetësh – nis rregullisht seancat plenare nga 12 maji. Për zgjedhjen e kancelarit parashikohet një seancë e posaçme më 6 maj. Me zgjedhjen e Friedrich Merz kancelar Gjermania për herë të pestë që nga viti 1949 do të ketë një qeveri koalicioni me bazë të gjerë ndërmjet partive CDU, CSU dhe SPD. Përpara pak ditësh partitë ranë dakord pas diskutimeve të gjata për marrëveshjen e koalicionit.

CDU deklaron “program të menjëhershëm”
Pas betimit të kabinetit CDU me qeverinë e saj të re do të nisë përpara sezonit të pushimeve të Bundestagut menjëherë puna për realizimin e temave të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve Carsten Linnemann për këtë deklaroi një “program të menjëhershëm” . Qëllimi është, që “edhe në periudhën e pushimeve të verës të ketë një frymë të re në Gjermani”, tha Linnemann në emisionin “Maybrit Illner” në kanalin e dytë televiziv gjerman, ZDF.

Drejtuesi në detyrë i grupit parlamentar të CDU-së, Thorsten Frei, vuri në dukje fluturime të menjëhershme për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt Afganistanit dhe Sirisë. Edhe SPD nuk do të humbasë kohë. Ministri i Mbrojtjes në detyrë Boris Pistorius, i cili do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re, planifikon që brenda këtij viti të aplikohet një shërbim i ri ushtarak./dw

Ju sugjerojmë

Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Emrat/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, konflikti pranë një karburanti në Manëz

22 Tetor, 2025 7:39 am
Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
Para
Chris LaCivita për programin e PD-së: Plan për të ulur taksat dhe kostot e familjeve

Chris LaCivita për programin e PD-së: Plan për të ulur taksat dhe kostot e familjeve

Berisha: Programi i PD, më i miri në 34 vite! PS donte ta vidhte!

Berisha: Programi i PD, më i miri në 34 vite! PS donte ta vidhte!

Prezantimi i programit, Berisha: Nuk i riktheva për post apo luks, por për një trashëgimi të re të PD

Prezantimi i programit, Berisha: Nuk i riktheva për post apo luks, por për një trashëgimi të re të PD

TE FUNDIT

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
22 Tetor, 2025

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Lidhur me...

Lexo më shumë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
22 Tetor, 2025

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz...

Lexo më shumë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
22 Tetor, 2025

Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e të mërkurës me lajmin se dy të rinj kishin humbur jetën pas një...

Lexo më shumë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një debat me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com