Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare ish kancelari gjerman Helmut Schmidt, i cili e udhëhoqi Gjermaninë gjatë viteve 1974-82. Njoftimi u dha nga zyra e tij mbrëmjen e sotme. Schmidt, socialdemokrat, është cilësuar si arkitekt i sistemit monetar evropian që lidhte BE-në dhe si pararendës që i rrugës drejt euros. Një nga vlerësimet për Shmidt janë hapat që ndërrmori në konsolidimin ekonomik të Gjermanisë.