Bota

Gjermani/ Sulmohen pasagjerët në tren, 2 viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 25/01/23 |
Opi Nion

Një person ka sulmuar me thikë pasagjerët e një treni në Gjermani. Bëhet me dije se 2 persona kanë mbetur të vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 ku agresori ka sulmuar udhëtarët përpara se të mbërrinte në stacionin Brokstedt, i cili është afër Neumunster në Gjermaninë veriore.

Sipas Mapo.de raportohet fillimisht se një numër viktimash ishin lënduar rëndë, të tjerët kishin pësuar vetëm lëndime të lehta, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e urgjencës në ndihmë të njerëzve të plagosurve.

Policia ka arrestuar personin që sulmoi pasagjerët, i cili ka mbetur i plagosur. Autoritetet janë ende duke hetuar motivin e sulmit./Opinion.al

 

 

Pas