Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Rritja e çmimit të gazit shton frikën nga dimri i ftohtë

2022/09/24 at 8:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermani: Rritja e çmimit të gazit shton frikën nga dimri i ftohtë

Çmimet e gazit janë rritur në Gjermani jashtëzakonisht shumë. Por ka dallime të mëdha varësisht nga ofruesi. Pse dhe çfarë mund të bëjë politika?


Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Siç njofton radioja Berlin-Brandenburg një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1.515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që  paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit. Kjo është thjesht e pamundur për familjen. Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20.000 familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.

Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta. Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë. Por në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.

Furnizimi më i lirë

Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800.000 klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.

Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë. Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.

“Askush nuk duhet të ngrijë!”

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet dotë rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.

GASAG është mjaft i kujdesshëm. “Askush nuk duhet të ngrijë, sado ftohtë të jetë”, tha kreu i kompanisë, Georg Friedrichs, në një intervistë për të përditshmen e Berlinit Tagesspiegel. Por ai nuk ishte në gjendje të bëj parashikime se sa do të rriten çmimet dhe kur.

Lindner: “Ndërtimi i një ure drejt normalitetit”

As ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira. “Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror.” Sepse shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po blejnë gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm, si zëvendësim për gazin e lirë rus. Rusia e ka ndërprerë furnizimin e Gjermanisë me gaz.

Lindner tha se çmimi i gazit “do të jetë sfidues”, por “jo shkatërrues”. Tani bëhet fjalë për “ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë”. Me fjalë të tjera: në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta.

Nxitësit e tjerë të çmimit

Një nxitës tjetër rritjes së çmimit të gazin është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 tetor, ndonëse ende ka mosmarrëveshje në këtë çështje. Kjo do të thotë se klientët duhet të mbështesin kompanitë që duhet të blejnë gaz nga vende të tjera, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia. E çmimet e gazit në tregun botëror janë shumë më të larta. Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t’i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 euro të tjera në vit.

Por edhe këto çmime mund të ndryshojnë, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, që është një pasiguri tjetër. Shumë ekspertë parashikojnë edheçmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen. Me fjalë të tjera, pasojat e sulmit rus në Ukrainë do të godasin vërtet gjermanët në muajt e ardhshëm.

Kursimi i energjisë është e vetmja rrugëdalje

Kështu masa më efektive për të ulur kostot e energjisë mbetet: kursimi i energjisë. Fondacioni Warentest ka llogaritur se një familje me tre anëtarë mund të kursejë rreth 970 euro në vit për energji elektrike dhe gaz me vetëm disa masa.

Është e rëndësishme, për shembull, të zvoglohet koha e bërjes dushe të ngrohta dhe të blehen koka për dushe që kursen energji. Sipas testuesve të produktit, vetëm kjo ul kostot me rreth 770 euro në vit. Ulja e temperaturës mesatare gjatë ngrohjes nga 22 në 20 gradë sjell kursime prej 151 euro në vit. Kurdoherë që është e mundur duhet të hiqni dorë nga përdorimi i tharëses për flokë.

CSU kërkon kufizimin e rritjes së çmimit

Por fakt është që një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë probleme me çmimet e larta. Çdo e dyta familje në Gjermani ngrohet me gaz. Prandaj partia CSU ka propozuar tani që të bëhet edhe kufizimi i çmimit maksimal të gazit për tre të katërtat e konsumit për ngrohje private.

“Për familjet private, do të ishte e mundur të kufizohej 75 përqind e gazit të shpenzuar më parë, me një çmim bazë për qytetarët,” tha Alexander Dobrindt për gazetën Augsburger Allgemeine. “Ndërsa sasia tjetër do ta paguhej me çmimin e plotë të gazit”, shtoi nënkryetari i fraksionit të partive të Unionit CDU/CSU. Por problemi këtu është që shteti do të duhet të paguajë këtë ndryshim. E kjo shkakton futje të reja në borxhe./DW



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
S’i bindet policisë kosovare, kalon kufirin shqiptar pa ndaluar, arrestohet 41-vjeçari

S'i bindet policisë kosovare, kalon kufirin shqiptar pa ndaluar, arrestohet 41-vjeçari

Vjeshta e dimri pritet të sjellin virusin e gripit, çfarë rekomandon ISHP

Vjeshta e dimri pritet të sjellin virusin e gripit, çfarë rekomandon ISHP

Kontrolle për personat në kërkim, Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit zbarkojnë në terren

Kontrolle për personat në kërkim, Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit zbarkojnë në terren
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com