Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ Pse emigrantët rrezikohen për humbjen e vendit të punës

2021/05/16 at 11:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani/ Pse emigrantët rrezikohen për humbjen e vendit të punës

Migrantët dhe refugjatët i humbën më shpejt vendet e punës në krizën e Coronës në Gjermani. Kjo e vështirëson integrimin e tyre, sipas ekspertëve.

Që para pandemisë dihej se migrantët më shpesh se gjermanët kanë punuar në punë të pasigurta, me kontrata afatshkurtra apo si punëtorë të huazuar për një kohë të caktuar. Ardhja e krizës së Coronës i goditi ata të parët më shumë, sidomos në valën e parë të lockdownit në Gjermani. 400.000 refugjatët e azilkërkuesit e punësuar aktualisht, sipas studimit të publikuar tani nga Instituti i Studimit të Tregut te Punës e Profesioneve, IAB- pjesë e Agjencisë Federale të Punës – u rrezikuan 3 herë më shumë se gjermanët nga humbja e vendit të punës. Më shumë se 20.000 prej tyre madje e humbën vendin e punës. Po ashtu refugjatët dhe migrantët ishin më shumë të prekur nga kalimi në punën me orar të kufizuar, dhe mund të punonin shumë më pak në shtëpi, kur u vendos kalimi në Home-Office. Por ka edhe një lajm të mirë, këto muaj pas përmirësimit të gjendjes në tregun e punës, një pjesë e tyre sërish ka gjetur punë, nënvizon studimi.

Integrim i ndërprerë

“Punësimi i migranteve dhe migrantëve dhe refugjatëve është më i ndjeshëm ndaj tronditjeve se sa popullsia vendase”, thotë studiuesi i IAB, Herbert Brücker, një nga autorët e studimit. “Por në momentin që fillon përmirësimi i ekonomisë, edhe ata mund të futen shpejt në procesin e punës.” Shqetësuese për Brücker është, se zhvillimi pozitiv i viteve para pandemisë u ngadalësua ose u ndal prej saj. Kështu kuota e punësimit të refugjatëve, megjithëse u shtua me afër 1% në vitin e pandemisë 2020 krahasuar me vitet para saj, 5%, ajo ishte shumë më e ulët. “Ne ndërpresim kështu procesin e integrimit”, thotë Brücker. Për shembull shumë programe për refugjatët, si programe integrimi apo të gjuhës gjermane për shkak të Coronës u ndërprenë. “Kjo në plan afatgjatë do të ketë pasoja negative.”

Për Mosjkan Ehrarin nga organizata “Handbook Germany” humbja e vendit të punës shkakton frikë tek migrantët. “Ne marrim ndërkohë shumë kërkesa nga njerëz që thonë, kam humbur vendin e punës, dhe kam frikë, se kjo do të ketë efekt tek leja e qëndrimit.” Më të prekurit janë ata me qëndrim “duldung” -leje e posaçme e përkohshme që jepet për arsye të caktuara. Sipas IAB, 200.000 vetë në Gjermani e kanë këtë leje qëndrimi.

Nga viti 2020 në Gjermani është në fuqi ligji për punësimin për personat me “Duldung”. Sipas ligjit këta persona mund të qëndrojnë në Gjermani, nëse kanë një punë të rregullt me sigurime sociale. Por sipërmarrësi Gottfried Härle është kritik. Zbatimi i këtij ligji nuk ka sjellë ndonjë përmirësim ligji ka “shumë barriera burokratike dhe është më shumë i orientuar nga lehtësimi i dëbimit dhe jo krijimi i perspektivave të qëndrimit”, thotë ai. Në punishten e tij të birrës në Allgäu, Härle punëson 35 punëtorë, 5 janë refugjatë. Bashkë me sipërmarrës të tjerë gjermanë ai angazhohet në iniciativën “E drejtë qëndrimi për punë”. Kjo iniciativë lindi si pasojë e pakënaqësisë së sipërmarrësve, pasi ndodhte “që refugjatë të integruar mirë herë pas here merreshin dhe dëboheshin nga vendi i punës”, rrëfen Härle, por në kohën e pandemisë, kjo u rrallua për shkak se ka pasur më pak fluturime.

Imigrimi vazhdon të rritet

Kur humbasin vendin e punës, migrantët kanë vështirësi të tjera, edhe kur nuk janë të prekur drejtpërdrejt nga dëbimi. Humbja e vendit të punës vë në lëvizje një “rreth vicioz burokratik”, thotë Mosjkan Ehrari nga organizata “Handbook Germany”. Shumë zyra janë të mbyllura tani për shkak të pandemisë. Refugjatët ndodhen “shpesh para dyerve të mbyllura, nuk marrin dot orare me prezencë dhe duhet të plotësojnë formularë të komplikuar, që shpesh nuk i kuptojnë, dhe shumicën e rasteve në gjermanisht.”

Por megjithë vështirësitë tani në kohë të Coronës kjo nuk e ndryshon trendin afatagjatë të imigrimit, thotë eksperti i tregut të punës, Herbert Brücker. Për shkak të ndryshimit demografik Gjermania është e varur nga ardhja e fuqisë punëtore të kualifikuar. Madje edhe në vitin e Coronës 2020 ka pasur një emigracion neto prej 250.000 migrantësh, “që në masë jo të vogël është futur edhe në punë”, thotë Brücker./DW

Etiketa: emiograntëgjermanivende pune

Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/BE, konferencë të jashtëzakonshme

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/BE, konferencë të jashtëzakonshme

Nga sot ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, si do të qarkullojnë mjetet

Nga sot ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, si do të qarkullojnë mjetet

Mbi 664 mijë të vaksinuar në vend, Manastirliu:Mirënjohje për vaksinatorët

Mbi 664 mijë të vaksinuar në vend, Manastirliu:Mirënjohje për vaksinatorët

TE FUNDIT

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com