Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

2025/02/02 at 9:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

Mijëra njerëz protestuan të dielën në Berlin kundër planit për kufizimin e emigracionit, të propozuar nga konservatorët e opozitës dhe të mbështetur nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e së djathtës së skajshme.

Friedrich Merz, udhëheqësi i konservatorëve, i cili ka të ngjarë të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në 23 shkurt, parashtroi një projekt-propozim me mbështetjen e AfD-së, duke thyer kështu një tabu, për të mos bashkëpunuar me partinë e ekstremit të djathtë.

Sipas policisë, rreth 160,000 protestues u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ku ndodhet Dhoma e Ulët e Bundestagut, parlamentit gjerman.

Protestuesit mbanin pankarta me thirrjet kundër bashkëpunimit me AfD-në dhe me kritika për udhëheqësin Merz.

Friedrich Merz, kandidati i koalicionit CDU/CSU për postin e kancelarit, u përpoq të premten qa ta shtronte për diskutim në parlament propozimin e tij për emigracionit, por nuk arriti të sigurojë shumicën pasi disa nga deputetët e partisë së tij refuzuan ta mbështesnin atë.

Mungesa e mbështetjes i dha një goditje autoritetit të zotit Merz, i cili ishte paralajmëruar nga kolegët e partisë së tij se rrezikonte të humbiste mbështetje nëse votonte përkrah të djathtës së skajshme.

Projektligji parashikon kufizime në procesin e bashkimit familjar për disa refugjatë dhe kthimin e më shumë emigrantëve.

Një sondazh i kohëve të fundit tregon se dy të tretat e të anketuarve mbështesin rregulla më të forta ndaj emigracionit.

Zoti Merz ka arsyetuar se projektpropozimi është një masë e nevojshme ndaj një sërie vrasjesh në hapësira publike nga individë me prejardhje emigrante. Por Social Demokratët (SPD) e Kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësues të Partisë së Gjelbër thonë se plani i paraqitur nuk do të frenonte sulmet dhe se bie ndesh me ligjin evropian.

Protesta të ngjashme kundër CDU/CSU-së dhe AfD-së u zhvilluan edhe të shtunën në shumë qytete të tjera gjermane, përfshirë Hamburgun, Shtutgartin dhe Leipzigun./VOA

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

30 Tetor, 2025 12:18 pm
Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)
Kronikë

Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)

30 Tetor, 2025 12:16 pm
Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart
Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart

30 Tetor, 2025 12:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

30 Tetor, 2025 11:38 am
“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
Kryesore

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

30 Tetor, 2025 11:03 am
Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
Kronikë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

30 Tetor, 2025 10:30 am
SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet
Bota

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet

30 Tetor, 2025 9:56 am
Para
Përmet/ Makina del jashtë rruge, lëndohet drejtuesi i automjetit

Përmet/ Makina del jashtë rruge, lëndohet drejtuesi i automjetit

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023

Parashikimi i motit, 3 shkurt 2025

TE FUNDIT

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
30 Tetor, 2025

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Në kuadër të operacionit...

Lexo më shumë

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
30 Tetor, 2025

Vjen lajmi i mirë për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. Ardon Jashari është kthyer në stërvitje me kuqezinjtë, duke kryer...

Lexo më shumë

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
30 Tetor, 2025

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe demokratja Jorida Tabaku shkëmbyen replika në Kuvend pas propozimit të kësaj të fundit për të future në...

Lexo më shumë

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
30 Tetor, 2025

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj pretendimeve të Sali Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com