Dhjetë persona janë arrestuar në Gjermani, pas dyshimeve se po përgatisnin një atentat terrorist.
Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, këta persona i përkisnin grupmoshës 20-42 vjeç dhe po planifikonin përdorimin e sa më shumë makinave dhe armëve për të vrarë sa më shumë njerëz të mundeshin.
Arrestimet janë kryer në Frankfurt dhe në qytete të tjera fqinje. Policia ka gjetur në banesat e tyre rreth 20 mijë euro, dokumente false dhe disa doza të vogla droge.
Të dyshuarit kryesorë janë një 21-vjeçar nga Offenbach, një qytet pranë Frankfurtit dhe dy vëllezër 31-vjeçarë nga Wiesbaden, të cilët kanë lidhje me komunitetin islamik të zonës./Opinion.al