Një person i armatosur ka hyrë në një godinë pune në Keln të Gjermanisë duke shkaktuar panik.
Të punësuarit u urdhëruan që të qëndrojnë brenda zyrave.
Ishte policia ajo që bëri njoftimin teksa ka nisur menjëherë një operacion kërkimi.
Ngjarja ka alarmuar autoritetet pasi vjen pas një vargu sulmesh e shpërthimesh të paramenduara, që kanë përfshirë Gjermaninë dhe Europën.