Bota

Gjermani, marshime masive pro-Europës


               Publikuar në : 19:15 - 19/05/19 |
el ida

Kur na ndan edhe një javë nga zgjedhjet për Parlamentin Europian, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e tyre për Europën.

Të shqetësuar nga rritja e ekstremeve të djathta, marshuesit dolën në qytete të ndryshme për të motivuar popullin që të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Rrugët e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Këlnit, Laipsigut, Mynihut dhe Shtutgartit u mbushën nga marshuesit të cilët kërkonin të përconin një mesazh kundër nacionalizmit që propogandojnë partitë ekstremiste të djathta.

Liderja e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Andrea Nahles dhe kandidatja kryesore e kësaj partie për PE, Ministrja e Drejtësisë Katherina Barley, ishin gjithashtu pjesëmarrëse në marshim.

“Një europë për të gjithë nuk është një Europë për shtetet më vete ku secili lufton secilin. Ne e kishim këtë gjendje dhe dihet se si shkoi” shkruante Nahles në Twitter./Opinion.al

Pas