Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

​​​​​​​Gjermani/ Kur kancelari i qetë ngre zërin

2023/06/07 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
​​​​​​​Gjermani/ Kur kancelari i qetë ngre zërin

Kancelari Olaf Scholz është zakonisht një njeri me fjalë të buta. Vetëm në raste të jashtëzakonshme e ngre zërin – si në takimin e së premtes së kaluar.


Të bërtiturit nuk është stili i Olaf Scholzit. Në një tubim të organizuar nga e përjavshmja “Zeit” fundjavën e kaluar, kancelari pyeti: “A mund të flasim pak më qetë?” E kishte fjalën për partnerët e tij në qeveri dhe debatin për ngrohjen, pra për debatin e pafund për ndryshimin e ngrohjes në Gjermani, ku të Gjelbrit dhe FDP janë në ngërç. “Shpesh mendoj se debati mund të jetë pak më i qetë,” shtoi ai

Mund të jetë më qetë: Kjo është motoja e kancelarit gjerman! Scholz preferon më shumë të negociojë në sfond, nëse duhen edhe 30 orë, sesa të dominojë skenën. Ai është aq i qetë sa që me këtë qetësi është në gjendje të ushtrojë edhe presion mbi të tjerët.

Scholz shpesh flet aq qetë dhe me zë të ultë sa është vështirë ta kuptosh, pavarësisht nga zmadhuesit e zërit.

Një Scholz tjetër

Por ekziston edhe një tjetër Scholz – të paktën shikuar nga fjalimi i ditës së premte në Falkensee, Brandenburg, në “Festivalin Europian” të socialdemokratëve.

Pritja e tij në Festival ishte e vrazhdë, sepse shumë bërtisnin dhe e akuzonin kancelarin si “luftënxitës”, duke i thënë: “Hup largohu!” dhe kërkonin prej tij të vendoset “paqja pa armë”.

Scholzi kapi mikrofonin me të dyja duart dhe ua ktheu kritikëve me zë të lartë: “Të dashur, ju që po bërtisni, luftënxitës është Putini. Ai sulmoi Ukrainën me 200 mijë ushtarë dhe vrau një numër jashtëzakonisht të madh qytetarësh, fëmijësh dhe të moshuarish në Ukrainë. Që të jemi të qartë: këto janë vrasje”.

“Nuk e di nëse ishte një shpërthim zemërimi,” tha të hënën zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Bihner. Ishte një “përgjigje me zë të lartë” ndaj protestuesve të zëshëm. Kancelari foli shumë qartë dhe ka të drejtë ta bëjë këtë.

Edhe grupi parlamentar i SPD-së promovoi në twitter, siç thonë ata, “një kancelar që flet qartë dhe me zë të lartë”, ndoshta pikërisht sepse momente të tilla janë përjashtim në paraqitjet e tij.

“Të gjithë kanë ngapak të drejtë”

Ka shumë arsye pse lidershipi duhet të jetë më i fuqishëm. Në mes të mosmarrëveshjeve në qeveri, njerëzit nuk kanë nevojë për një kancelar të zhurmshëm, por për një kancelar që e bën të qartë qëndrimin e tij – qoftë për ligjin për ngrohje apo dhe planifikimin e buxhetit.

Por Scholz nuk duket shpesh, përkundrazi. Edhe në takimin e gazetës “Zeit”, kancelari Scholz tha me qetësi se “të gjithë kanë gjithmonë ngapak të drejtë”. Vetëm kaq për përmbajtjen: debati për ligjin e ngrohjes mbetet temë e pazgjidhur akoma. Ligji, i cili u prezantua në Bundestag, është shumë më i avancuar se ai i mëparshmi.

Qëndrimet e Merzit

Edhe në Bundestag, Scholz është zakonisht një folës i qetë, një njeri që i përmbahet tekstit. Më shumë emocione ka vetëm kur e lë mënjanë fjalimin e përgatitur.

Shkaku për këtë është opozita dhe lideri i CDU-së, Friedrich Merz. Vjeshtën e kaluar, një Scholz dukshëm emocionues i tha Merzit: “Është mirë që Unioni tani është në opozitë, në mënyrë që ne të mund të jemi konkurrues dhe të zgjidhim problemet e këtij vendi.”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel (SPD) një herë tha për Merzin se ai arrin ta bëjë Scholzin të tregojë emocione, e për këtë “duhet shumë”.

Qytetarët kanë thënë fjalën e tyre

Megjithatë: sipas sondazhit të fundit të bërë për televizioin publik ARD Deutschlandtrend – vetëm një në pesë qytetarë është i kënaqur me punën e qeverisë. Ndërsa partia djathtiste AfD është barazuar me partinë e kancelarit SPD, me 18 për qind.

Një paralajmërim shumë serioz edhe për politikën e kancelarit dhe qeverisë federale gjermane. Vërtet, nga këndvështrimi i tij, Scholz udhëheq, por – në heshtje. Por fakt është që kjo nuk i përgjigjet shumicës dërmuese të popullsisë. Përveç kësaj, sipas sondazhit të lartpërmendur, rreth 84 për qind e gjermanëve aktualisht besojnë se Scholz duhet të përcaktojë më qartë drejtimin e qeverisë gjermane./DW



Ju sugjerojmë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar
Bota

Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar

4 Qershor, 2026 2:16 pm
“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion
Kryesore

“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion

4 Qershor, 2026 2:14 pm
Para
Disa deputetë braktisën mbledhjen e Kryesisë, Bejko: Thikë pas shpine për PD-në

Disa deputetë braktisën mbledhjen e Kryesisë, Bejko: Thikë pas shpine për PD-në

54-vjeçari u dëmtua në punë, nën hetim mjeku dhe 3 punonjës të spitalit të Elbasanit

54-vjeçari u dëmtua në punë, nën hetim mjeku dhe 3 punonjës të spitalit të Elbasanit

Taulant Balla thirret në SPAK

Taulant Balla thirret në SPAK
















TE FUNDIT

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
4 Qershor, 2026

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK. Paraditen...

Lexo më shumë

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
4 Qershor, 2026

Hunter Biden, djali i ish-presidentit të SHBA-së Joe Biden, ka sulmuar familjen e Donald Trump duke përmendur investimin e Jared Kushner dhe së bijës Ivanka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}