Janë konfirmuar dy rastet e para të variantit të ri të covid-19, Omicron në Gjermani.
Varianti i ri është konstatuar tek dy persona që kishin mbërritur në Gjermani me një fluturim nga Afrika e Jugut më 24 nëntor, njoftoi ministri i Shëndetësisë i Bavarisë Klaus Holetschek.
Ishin vetë ata që kërkuan që t’iu bëhej tamponi nëse janë të infektuar me variantin e virusit pasi mësuan për rrezikun nga mediat.
Varianti Omicron i koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore, dhe ka arritur kështu përfundimisht edhe në Gjermani.
Edhe Britania e Madhe, dhe Italia njoftuan të shtunën se kishin zbuluar raste të variantit të ri COVID-19, Omicron.
Mbretëria e Bashkuar raportoi dy raste të konfirmuara, që Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se ishin të lidhura me udhëtimet në Afrikën Jugore.
Infeksionet e variantit të ri, në provat paraprake sugjerojnë se mund të jetë shumë i transmetueshme dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë vaksinat.