Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi u kap me 2.7 kilogramë kokainë.
Bëhet me dije nga media gjermane “Pressportal” se 35-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij. Pasi u ndalua nga policia ka treguar se po udhëtonte nga Amsterdami sepse kishte takuar një mik. Policia ka kërkuar lejen e qarkullimit, por patenta e tij rezultoi e falsifikuar.
Policia ka ushtruar një kontroll në automjet duke gjetur tre pako me peshë 2.7 kilogramë kokainë me vlerë 197.000 euro.
Shqiptari është vënë në pranga dhe është dërguar në komisariatin federal në Kempen. Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim me vendim gjykate./Opinion.al