Qytetarët që përdorin transportin publik në Gjermani do të lejohen të udhëtojnë pa maska për herë të parë në pothuajse tre vjet. Nga 2 shkurti tashmë maskat në Gjermani nuk janë më të detyrueshme, por duhet të mbahen në institucionet shëndetësore.
Mbajtja e detyrueshme e maskave në trenat dhe autobusët do të zgjaste deri në prill, por kabineti federal Gjerman vendosi së fundmi të heqë këtë rregull para kohe për shkak të rënies së numrit të rasteve të COVID-19 në vend.
Sidoqoftë, maskat do të duhet të mbahen nga vizitorët në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe në klinikat e mjekëve dhe dentistëve deri më 7 prill.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach, i cili njihet për një qëndrim shumë të kujdesshëm ndaj rregulloreve për të parandaluar përhapjen e infeksionit, ka rekomanduar që njerëzit të mbajnë ende maska në mënyrë vullnetare./Opinion.al