Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Gjykata Kushtetuese forcon të drejtat e azilkërkusve

2022/11/26 at 9:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani: Gjykata Kushtetuese forcon të drejtat e azilkërkusve

Azilkërkuesit që jetojnë vetëm në strehim kolektiv aktualisht marrin 330 euro në muaj – dhjetë për qind më pak se të tjerët. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë thotë se ky shkurtim është i paligjshëm.

Azilkërkuesve pa familje nuk mund t’u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive. Këtë vendim e mori të enjten, 24.11.2022, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. Gjykatësit thanë se ndarja e dhomës me azilkërkues të tjerë, nuk çon domosdoshmërisht në kursimin e shpenzimeve. “Niveli i nevojave të veçanta” i prezantuar në 2019 është i papajtueshëm me “të drejtën themelore për të garantuar jetese dinjitoze”.

Të prekur nga ky vendim i gjykatës janë të gjithë azilkërkuesit që jetojnë vetëm, pra, pa familje, nëpër strehimore refugjatësh, dhe që jetojnë në Gjermani prej së paku 18 muajsh. Këtej e tutje atyre do t’u rritet asistenca sociale me 10 për qind. Nëse më parë ata kanë bërë ankesë me shkrim, atëherë mund të llogarisin edhe me një rritje të asistencës sociale për muajt e mëparshëm, duke filluar nga shtatori i vitit 2019.

Çështjen e çoi në Gjykatën Kushtetuese Shoqata për të Drejtat e Lirisë (GFF). Për të kontrolluar rregulloren në Karlsruhe, ajo kishte hartuar një model që e përdori një gjyqtar në Gjykatën Sociale të Dyseldorfit. Atje, një burrë nga Sri Lanka kishte bërë kërkesë për rritje të asistencës sociale për disa muaj në vitet  2019 dhe 2020. Paditësi argumentoi se ai nuk kishte raport miqësor me azilkërkuesit e tjerë të dhomës dhe as nuk gatuante e as nuk kishte ekonomi të përbashkët me ta. Si rrjedhojë, bashkëbanimi nuk kishte asnjë efekt kursimi, thuhet në deklaratë e Gjykatës.

Pritet rritje e asistencës

Në vitin 2019, qeveria federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD ishte e mendimit se azilkërkuesit që i ndajnë dhomat me të tjerët, mund të kursejnë, duke gatuar së bashku për shembull, ose duke përdorur së bashku kuzhinat e përbashkëta. Prandaj edhe qeveria vendosi t’ua shkurtonte atyre asistencën sociale me dhjetë përqind pro person, duke u dhënë atyre po aq ndihmë sociale, sa ç’u jepte personave që jetojnë në çift. Tani qeveria gjermane duhet të reagojë ndaj vendimit të Gjykatës dhe ta përshtasë asistencën sociale për këta persona, nga 330 euro në muaj, në 367 në muaj

Shoqata gjermane që angazhohet për të drejtat e refugjatëve e përshëndeti vendimin e Gjykatës kushtetuese:

“Ky rregull i Ligjit të Asistencës Sociale për Azilkërkuesit që u rrëzua sot  nuk është i vetmi rregull në kundërvajtje me Kushtetutën. Ne jemi të mendimit se e gjithë kjo rregullore e posaçme diskriminuese duhet të rrëzohet!”, deklaroi organizata në një mesazh në Twitter./DW

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
3 vite nga tërmeti, ambasadorja Hohmann: BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

3 vite nga tërmeti, ambasadorja Hohmann: BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Arrestimi i dy efektivëve në Tiranë, policia jep detaje

Arrestimi i dy efektivëve në Tiranë, policia jep detaje

Bashkia vishet me flamurin gjigand kuqezi, Veliaj:Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë Tiranë

Bashkia vishet me flamurin gjigand kuqezi, Veliaj:Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë Tiranë

TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com