Një masakër e vërtetë është shmangur në Hanover të Gjermanisë. 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Holandës autoritetet zbuluan se terroristët kishin mbushur një kamion plot me eksploziv dhe e kishin maskuar si ambulancë për ta futur në stadium. Sinjali u morr përpara se të hapeshin portat dhe u vendos që të evakuohej stadiumi dhe të shpërndaheshin tifozët. Edhe një koncert që po mbahej në qytet është ndërprerë. Sipas mediave gjermane në stadium do të shkonte edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, por kur u dha sinjali i alarmit ajo nuk kishte mbërritur ende në stadium.