Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Çdo tre ditë një vrasje në çift. Mbi 1000 dhunues nga Kosova

2022/11/25 at 5:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani: Çdo tre ditë një vrasje në çift. Mbi 1000 dhunues nga Kosova

25 nëntori është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Shifrat e prezantuara me këtë rast nga autoritet gjermane, tregojnë se dhuna ndaj grave mbetet një sfidë për qeverinë dhe shoqërinë.

Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e nguli thikën 54-vjeçari nga Kosova kundër 47 vjeçares, të shoqes dhe nënës së tre  fëmijëve. Në sallën e gjyqit, në korrik 2021, ai do të jepte si shkak për shpërthimin e radhës me pasoja vdekjeprurëse një numër të panjohur telefoni në celularin e të shoqes. Që ai ishte numri i të vëllait të gruas, i dënuari tashmë do ta mësonte nga hetimeve të prokurorisë, raportojnë mediat lokale. Drita ndërkohë kishte vdekur.

25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave – një rast për të parë shifrat aktuale. Në raportin vjetor i Policisë Federale Kriminale, prezantuar të enjten në Berlin bëhet e ditur se në vitin 2021 janë regjistruar 121 të vrarë ose të vdekur nga dhuna e ushtruar nga partnerët me të cilët jetonin nën një çati. 109 prej tyre janë gra, ndërsa 12 meshkuj.

“Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna e ushtruar nga partneri ose ish-partneri”, tha Ministrja gjermane e Familjes Liza Paus, në konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të raportit.  Shifrat e dhunës së ushtruar nga partnerët janë shumë më të larta. Sipas statistikave të  BKA-së, në vitin 2021 autoritetet kanë regjistruar gjithsej 143.604 persona të prekur nga dhuna e kryer nga partnerët apo ish-partnerët. Krahasuar me vitin e parë të Koronës 2020, numri është ulur me tre për qind. Megjithatë, tendenca e përgjithshme në vitet e fundit ka qenë në rritje: Midis 2017 dhe 2021, numri i personave të prekur është rritur me 3.4 për qind. 80 për qind e viktimave  janë gra.

Faeser: “Dhunuesit e grave janë kriminelë”

Ministrja  e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha me rastin e prezantimit të raportit se  “dhuna ndaj grave nuk duhet të nënvlerësohet. Kur burrat vrasin gratë sepse janë gra, atëherë këtu kemi të bëjmë me ‘femicid’. Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë kriminelë. Kriminelët i ndjekim penalisht me të gjithë ashpërsinë”.

Në Gjermani ka 350 strehimore për gratë e dhunuara. Shumë  pak, po të kihen parasysh shifrat e prezantuara nga BKA: Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus tha se nevojitet një ofertë mbështetëse mbarëkombëtare, në qytet ashtu edhe në fshatra: “Ne duam ta rregullojmë këtë në ligjin federal. Ne duam të krijojmë një ligj për të garantuar financimin e strehimoreve për gratë”, premtoi ministrja e familjes.

Shefi  i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch, iu referua përvojave të dhunës së vetë autorëve, qëndrimeve të theksuara patriarkale, modeleve tradicionale dhe stresit si shkak të dhunës. “Fakti që shumica e krimeve ndodhin brenda  katër mureve të shtëpisë nuk duhet t’i bëjë autorët të ndihen të sigurt.” Dhuna në partneritet na prek të gjithëve – askush nuk duhet t’i mbyllë sytë” tha ai.

Ndihma për të dhunuarat

Ministrja e Brendshme Faeser apeloi  te të prekurat që të kontaktojnë policinë ose qendrat përkatëse të këshillimit. Gratë e prekura nga dhuna në Gjermani mund të kërkojnë ndihmë në internet në portalin https://www.hilfetelefon.de/

ose në numrin e telefonit: 08000 116 016

Menaxherja e linjës telefonike, Petra Söchting, tha  se numri i thirrjeve në vitin e parë të Koronës 2020 u rrit  me 15 për qind dhe që atëherë ka mbetur në atë nivel.

Për burrat e prekur nga dhuna në partneritet, gati 20 për qind, oferta e këshillimit janë më të pakta. Sipas ministres së Familjes Paus, edhe për ata ekziston një numër emergjence,  por ai nuk është e disponueshëm  gjatë gjithë kohës. Edhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, tha Paus.

Mbi 1000 dhunues nga Kosova

Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike. Në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë. Të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve  (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit. Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me  997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049./DW

Ju sugjerojmë

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

12 Nëntor, 2025 2:54 pm
Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
Politikë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

12 Nëntor, 2025 2:29 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

12 Nëntor, 2025 10:40 am
Para
Motra e Kim Jong-un ofendime e akuza për Korenë e Jugut: Idiotë që krijojnë rrezik

Motra e Kim Jong-un ofendime e akuza për Korenë e Jugut: Idiotë që krijojnë rrezik

Papa Françesku: Ukraina duhet të marrë vendime largpamëse për të siguruar paqen

Papa Françesku: Ukraina duhet të marrë vendime largpamëse për të siguruar paqen

Ai mysliman, ajo katolike, dashuria shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë

Ai mysliman, ajo katolike, dashuria shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë

TE FUNDIT

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
12 Nëntor, 2025

Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve me Bashkimin Evropian....

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
12 Nëntor, 2025

Janë bërë publike pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas të mërkurën, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i...

Lexo më shumë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
12 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
12 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com