Bota

Gjermani, burg për ata që djegin flamurin e BE-së


               Publikuar në : 16:49 - 15/05/20 |
Opi Nion

Bundestagu ka vendosur që djegia publike e flamurit të Bashkimit Europian në Gjermani, apo të ndonjë shteti tjetër, është e dënueshme deri në 3 vite burg. Pas vendimit të Bundestagut, ky veprim klasifikohet  si krim urrejtjeje.

Sipas parlamentit gjerman, flamujt e vendeve të huaja kanë po të njëjtën vlerë sa ai i Gjermanisë. Gjithashtu ndëshkimi aplikohet edhe për rastet e mungesës së respektit për himnin e BE-së, që është simfonia e 9 e Bethoven.

Ndryshimi erdhi nga ankesa e partisë Social Demokrate SPD, për djegien e një flamuri të Izraelit nga disa protestues në Berlin në vitin 2017. Por masa e re është kundërshtuar nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa Për Gjermaninë, që e konsideroi ligjin e ri si ndërhyrje të rëndë në lirinë e të shprehurit./ Opinion.al

Pas