Bota

Gjermani/Bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë, evakuohen 16 mijë banorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 20/09/20 |
Opi Nion

Rreth 16,000 banorë janë evakuar nga shtëpitë e tyre të dielën në qytetin gjerman Muenster, ndërsa po kryhej një operacion për asgjësimin e disa bombave të Luftës së Dytë Botërore.

Evakuimi i distriktit u krye me qëllim ekzaminimin në detaje të 5 bombave të pashpërthyera që nga koha e luftës në tre vende të ndryshme të qytetit. Ekspertët mbajtën larg edhe çdo objekt tjetër potencialisht të rrezikshëm, sikurse ka bërë me dije agjencia gjermane e lajmeve DPA. “Ky është një nga evakuimet më massive në historinë e Gjermanisë”, tha kryebashkiaku Markus Leëe mëngjesin e së dielës.

Disa strehëza emergjence u ndërtuan për banorët, ndërsa në qytet u instaluan konteinerë me ujë në tre vende në ndryshme me qëllim mbrojtjen nga një valë presioni në rast të shpërthimit të bombave./Opinion.al

Pas