Rreht 400 forca policore të njësisë antidrogë kanë kryer një aksion gjatë të cilit janë bastisur 50 banesa në një kompleks banimi dhe arrestuar 15 persona në qytetin Kölenberg të Gjermanisë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e kokës së këtij grupi kriminal të trafikut të drogës, një 44 vjeçar nga Kosova, ndërsa ka konfiskuar sasi të madhe droge.
Për të parandaluar komunikimin mes të arrestuarve, Gjykata po ashtu ka urdhëruar shpërndarjen e të arrestuarve nëpër burgje të ndryshme në rajon.
Sipas të dhënave, 4 nga të arrestuarit janë femra, dy nga to ende me nënshtetësi Kosovare.
Banda e drogës nga Kosova kishte arritur me sukses të largonte të gjithë konkurrentët duke përfshirë këtu edhe mafian ruse, si dhe grupin e rokerëve ‘Hells Angels’.