Kur 56-vjeçarja Renate Thielesch, mëngjesin e dhjetorit 2015 hapi qepenin e dyqanit të saj në Stuttgart, ajo mbeti e shtangur.
Grabitësit kishin qenë aty dhe çdo gjë ishte shkatërruar.
Nga dje, grupi i dyshuar për grabitjen e punës së 56-vjeçares, që dyshohen edhe për 43 grabitje tjera ndodhen përpara Gjykatës, shkruajnë mediat gjermane.
Të akuzuarit janë tre shqiptarët (foto) : Kushtrim S., 28-vjeç, Leotrim Z., 22-vjeç dhe Florim H., 21-vjeç.
Dëmet e përgjithshme të llogaritura prej tyre shkojnë në 75.000 euro.
Regjioni i Stuttgartit dhe Karlsruhe janë më të prekurat nga grabitjet në Gjermani.