Ambasadorja Gjermane Schütz u prononcua sot pranë Deutsche Welle për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë.
Sipas saj Ambasada Gjermane mbështet përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
Prononcimi i plotë:
Ambasada Gjermane ka mirëkuptim për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë, për të mbajtur të hapur kësisoj rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare.
Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë.
Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin ҫdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë