Këngëtari Gjergj Leka ka surprizuar moderatren Rudina Magjistari në emisionin e saj. Ai i ka dedikuar një këngë që duket se Magjistarin e ka lënë me ‘gojë hapur’!
Në këngë Leka e ka cilësuar Rudina Magjistarin ‘yll nga qielli’ dhe ka nxjerrë edhe foto me burrin e saj. Kjo e ka emocionuar tepër Rudinën e cila e ka falënderuar atë dhe është shprehur e çuditur që në këtë dedikim ishte pjesë edhe stafi i saj të cilët duket se ja kanë mbajtur të fshehtë.