Shqipëria është ndëshkuar me gol nga Gjeorgjia në minutën e ‘71 në stadiumin “Air Albania”.
Një aksion individual nga Kochorashvili është finalizuar po nga ky i fundit, i cili me një goditje potente nga jashtë zone mposht portierin Strakosha. Rezultati shkon në 0-1.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.