Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjeopolitika pas COVID-19. A po fiton Kina?

2020/05/02 at 10:46 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjeopolitika pas COVID-19. A po fiton Kina?

USA and China cooperation concept. US America and China flags on chess pawns soldiers on a chessboard. 3d illustration

Ky fillimviti ishte i tmerrshëm për Kinën. Kur në Wuhan nisi të përhapej një virus i ri, zyrtarët e Partisë Komuniste reaguan instinktivisht duke u përpjekur ta fshehin atë, shkruan The Economist.


Disa parashikuan se ky mund të ishte “Çernobili” i Kinës – duke e krahasuar me gënjeshtrat e Kremlinit për një aksident bërthamor, që nxiti rrëzimin e Bashkimit Sovjetik. Por e kishin gabim.

Pas vështirësive fillestare, partia qeverisëse kineze vendosi me shpejtësi një karantinë me shtrirje dhe rreptësi të jashtëzakonshme. Bllokimi duket se ka funksionuar. Numri i rasteve të raportuara së fundmi me COVID-19, është ngadalësuar ndjeshëm. Fabrikat në Kinë po rihapen. Studiuesit po nxitojnë në testimin e vaksinave. Ndërkohë, shifra zyrtare e vdekjeve është tejkaluar nga vende si Britania, Franca, Spanja, Italia dhe Amerika.

Kina e cilëson këtë si një triumf. Një fushatë e gjerë propagandistike pretendon se Kina e mbajti nën kontroll epideminë falë sistemit njëpartiak. Tashmë vendi po tregon bujarinë e tij, duke furnizuar botën me pajisje mjekësore, përfshirë pothuajse 4 miliardë maska, midis 1 marsit dhe 4 prillit. Sakrificat i dhanë kohë pjesës tjetër të botës për t’u përgatitur. Propaganda shton se dështimet e disa demokracive perëndimore, tregojnë se sistemi i tyre i qeverisjes është inferior ndaj Kinës.

Disa vëzhgues të politikës së jashtme në Perëndim, kanë nxjerrë përfundimin se Kina do të dalë fituese nga katastrofa e COVID-19. Ata paralajmërojnë se pandemia do të mbahet mend jo vetëm si një fatkeqësi njerëzore, por edhe si një pikë kthese gjeopolitike larg Amerikës.

Kjo pikëpamje është përhapur gjerësisht. Presidenti Donald Trump duket se nuk ka asnjë interes të udhëheqë përgjigjen globale ndaj virusit. Presidentët e mëparshëm amerikanë udhëhoqën fushata kundër HIV-it/Sidas dhe Ebolës. Në të kundërt, Z. Trump është zotuar të ndalë financimin për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj Kinës. Me një drejtues në Shtëpinë e Bardhë që pretendon se ka “pushtet absolut”, por në të njëjtën kohë thotë “unë nuk marr përgjegjësi për asgjë”, Kina ka një shans për të rritur ndikimin e saj.

Gjithsesi, mund të mos ketë sukses. Së pari, nuk dihet nëse përgjigjja e Kinës ndaj COVID-19 është po aq mbresëlënëse sa ç’pretendon ajo – aq më tepër krahasuar me demokracitë e zhvilluara si Koreja e Jugut apo Tajvani. Vendet e tjera nuk mund të kontrollojnë nëse zyrtarët e fshehtë të Kinës janë treguar të sinqertë për numrin e rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve.

Një regjim autoritar mund të urdhërojë fabrikat të nisin punën, por nuk mund t’i detyrojë konsumatorët të blejnë produktet e tyre. Për sa kohë që pandemia do të vazhdojë, është shumë shpejt për të konstatuar nëse njerëzit do të përfundojnë duke e lavdëruar Kinën për mposhtjen e sëmundjes apo do ta fajësojnë atë për heshtjen e mjekëve në Wuhan që dhanë alarmin për herë të parë.

Një pengesë tjetër është propaganda e Kinës, e cila shpesh është e patakt dhe e pakëndshme. Përçuesit e propagandës kineze jo thjesht lavdërojnë udhëheqësit e tyre; disa gjithashtu shprehin kënaqësi për problemet e Amerikës ose promovojnë teori të çmendura konspiracioni se virusi është një armë biologjike amerikane. Për disa ditë, afrikanët në Guangzhou u dëbuan masivisht nga shtëpitë e tyre, u përjashtuan nga hotelet dhe më pas u ngacmuan se flinin në rrugë, mesa duket sepse zyrtarët vendas kishin frikë se mund të ishin të infektuar. Vuajtjet e tyre kanë nxitur zemërime dhe qortime diplomatike nga gjithë Afrika.

Edhe vendet e pasura janë të dyshimta në lidhje me motivet e Kinës. Margrethe Vestager, shefja e konkurrencës së BE-së, nxiti qeveritë të blejnë aksione nga kompani me rëndësi strategjike për të mos lejuar Kinën që të përfitojë nga trazirat e tregut, duke i rrëmbyer ato fare lirë. Më gjerësisht, pandemia ka ushqyer argumente se vendet nuk duhet të mbështeten te Kina për mallrat dhe shërbimet thelbësore, duke filluar nga respiratorët deri te rrjetet 5G. Organizata Botërore e Tregtisë parashikon se tregtia globale e mallrave do të tkurret me 13-32% në një periudhë afatshkurtër. Nëse kjo shndërrohet në një tërheqje afatgjatë nga globalizmi – që ekzistonte si shqetësim edhe para COVID-19 – do të dëmtojë Kinën po aq sa çdo vend tjetër.

Edhe më thelbësor sesa fakti nëse vendet e tjera janë të gatshme të pranojnë që Kina të zërë vendin e Amerikës, është pyetja nëse ajo e ka vërtet një qëllim të tillë. Sigurisht, Kina nuk është gati për të arritur pikat e forta të Amerikës: një rrjet i gjerë aleancash dhe legjionesh të aktorëve privatë me fuqi të butë globale, nga Google dhe Netflix deri te Harvard dhe Fondacioni Gates. Kina nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të marrë përsipër llojin e udhëheqjes, që nënkupton se duhet të ndërhyjë në krizat në të gjithë planetin, siç ka bërë Amerika që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një provë e ambicieve të Kinës do të jetë fakti se si do të veprojë ajo në garën për një vaksinë. Nëse do ta zbulojë atë e para, suksesi mund të përdoret si një triumf kombëtar dhe një platformë për bashkëpunimin global. Një provë tjetër është lehtësimi i borxhit për vendet e varfra. Më 15 prill, G20, përfshirë Kinën, ra dakord për të lejuar vendet me borxhe të pezullojnë pagesat e borxhit për anëtarët e saj për tetë muaj.

Në të kaluarën, Kina ka debatuar për borxhet pas dyerve të mbyllura dhe në mënyrë bilaterale, për të tërhequr lëshime politike. Nëse vendimi i G20 do të thotë se qeveria në Pekin tani është e gatshme të koordinojë me kreditorët e tjerë dhe do të jetë më bujare, kjo do të ishte një shenjë se është e gatshme të shpenzojë para për të marrë një rol të ri.

Por ndoshta Kina është më pak e interesuar për të drejtuar botën sesa për t’u sigururar që fuqitë e tjera nuk do të guxojnë të përpiqen ta shkatërrojnë atë. Ajo synon të heqë statusin e dollarit si një monedhë rezervë. Dhe po punon shumë për t’i vënë diplomatët e saj në vende pune me ndikim në organe shumëpalëshe, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të formojnë rregullat globale, mbi të drejtat e njeriut ose qeverisjen e internetit. Një arsye kryesore pse sulmi i Z. Trump ndaj OBSH-së është negativ për Amerikën, është se e bën Kinën të duket më e denjë për pozicione të tilla drejtuese.

Drejtuesit e Kinës kanë ambicie të mëdha dhe janë njëkohësisht të kujdesshëm në sajë të detyrës së madhe që kanë në qeverisjen e një vendi me 1.4 miliardë njerëz. Ata nuk kanë nevojë të krijojnë një rend të ri ndërkombëtar nga e para. Mund të zgjedhin të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj shtyllave të rendit tashmë të dobësuara, të ndërtuara nga Amerika që pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që rritja e Kinës të mos kufizohet.

Kjo nuk është aspak një perspektivë ngushëlluese. Mënyra më e mirë për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj ekonomike është duke u angazhuar globalisht. Kjo vlen edhe për probleme si krimi i organizuar dhe ndryshimet klimatike. Vitet 1920 treguan se çfarë ndodh kur Fuqitë e Mëdha bëhen egoiste dhe nxitojnë të përfitojnë nga problemet e të tjerëve. Përhapja e COVID-19 deri tani ka nxjerrë në pah qëndrime egoiste, po ashtu edhe sjellje bujare. Z. Trump është mjaft fajtor në këtë drejtim. Sepse forcimi i vizionit të Kinës si supefuqi, nuk do të ishte një triumf, por një tragjedi. /monitor.al



Ju sugjerojmë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Para
VOA: Liria e medias në Shqipëri në rënie, krizat dëmtuan gazetarët

VOA: Liria e medias në Shqipëri në rënie, krizat dëmtuan gazetarët

FSHF reagon për Skënderbeun: Lajm i keq për futbollin shqiptar

Futboll në kushte pandemie, FSHF përgatit protokoll mjekësor

“Duar-gjatë të pangopur”, Tritan Kalo reagon pas ironisë së Beqajt

"Duar-gjatë të pangopur", Tritan Kalo reagon pas ironisë së Beqajt
















TE FUNDIT

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com