Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjeniu”, jeta e legjendës Diego Armando Maradona

2020/11/25 at 9:46 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gjeniu”, jeta e legjendës Diego Armando Maradona

“Dora e Zotit”, janë këto fjalë që përshkruajnë një nga momentet më ikonike në historinë e futbollit, një gol që i përket një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e kësaj loje, Diego Armando Maradona-s, i cili ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 60 vjeç.


Maradona lindi në vitin 1960 në rajonin e Villa Fiorito të Buenos Aires dhe u kthye në një nga fytyrat më të famshme në planet.

Pasditen e atij momenti të “ndërhyrjes hyjnore”, një ditë plot tronditje në Meksiko Siti në vitin 1986, Maradona ishte në kulmin e karrierës së tij.

Ndërsa ai gol i parë kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës së vitit 1986 kaloi me një prekje të topit me dorë mbi portierin Peter Shilton, një lojtar që ishte 20 centimetra më i gjatë se argjentinasi i vogël, shfaqi mashtrimin e Maradona,  i njëjti 4 minuta më vonë shfaqi në tërësi madhështinë e aftësive të tij futbollistike.

“Gjeni! Gjeni! Gjeni!” do të thoshte në komentin legjendar të ndeshjes komentatori Victor Hugo Morales. “Nga cili planet ka ardhur? Dua të qaj”.Kështu bënë dhe lojtarët e Anglisë dhe tifozët e saj, por jo për të njëjtat arsye.

Ai gol i dytë u votua më vonë nga FIFA si “Goli i Shekullit i Kupave të Botës”. Ishte titull i përshtatshëm padyshim për një nga golat më të mirë të shënuar ndonjëherë.

Maradona ishte padyshim një emër i famshëm para Kupës së Botës së 1986, por pasi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit ai u bë një super yll.

Por arritjet e pakrahasueshme të Maradonës në fushë shoqëroheshin me ulje ekstreme në jetën e tij jashtë tapetit të gjelbër. Varësia e tij, abuzimi me substancat, fëmijët e paligjshëm dhe grindjet për para e dëmtuan argjentinasin gjatë gjithë karrierës së tij.

Një djalë i papranuar,  fotografi me anëtarë të mafies dhe pirgjet e kokainës, u shfaqën në dokumentarin e regjisorit britanik Asif Kapadia për kohën e Maradonës në Napoli, pa dyshim periudha e karrierës së tij në futboll, ku ai pati më shumë sukses.

Ndërsa ai po pushtonte botën dhe po i sillte lavdi Argjentinës në Meksikë, jeta personale e Maradona ishte e mbështjellë me polemika. Zonja e tij Cristiana Sinagra ishte përsëri në Itali, shtatzënë me Diego Armando Maradona Sinagra. Për vite me radhë ai nuk pranoi të pranonte atësinë dhe nuk e takoi djalin e tij deri në 2003.

Filmi i Kapadia tregon raste kur Maradona ra në kontakt me Camorran dhe futbollistin që shfaqej i buzëqeshur së bashku me anëtarët e sindikatës së krimit.

Si një lojtar i Napolit, në kulmin e varësisë së tij ndaj drogës, ai do të festonte nga e diela në të mërkurë, Maradona përshkruan se si do të kthehej në shtëpi dhe do të mbyllej në banjë për t’u fshehur nga vajzat e tij të mitura.

Pavarësisht se futbolli e çoi përfundimisht në këtë rrugë të errët, Maradona e përshkroi sportin si “shpëtimin” e tij. Talenti e ndihmoi atë të nxirrte familjen e tij nga varfëria, duke lënë Boca Juniors në  Argjentinë për një transferimi rekord botëror në atë kohë në Barcelonë

“Magjistari”  kaloi dy vjet të mbushura nga dëmtimet në klubin katalanas, duke mos e shfaqur kurrë plotësisht potencialin, para se të nënshkruante për Napolin, ose, siç e tha një spiker lajmesh: “Qyteti më i varfër në Itali, blen lojtarin më të shtrenjtë në Botë.”

Në qytetin e Napolit, futbolli është një fe për banorët dhe Maradona do të bëhej Zoti i tyre.

Në prezantimin e tij, 70,000 tifozë u dyndën në stadiumin San Paolo të Napolit për të parë yllin e ri, vështirë se ishin në gjendje të besonin se futbollisti më i mirë në planet kishte zgjedhur të luante për ekipin e tyre.

Gjatë shtatë viteve të tij në klub, ai do ta drejtonte Napolin, pothuajse i vetëm, në titullin e tij të parë ndonjëherë në Serie A në 1987. Më pas erdhi dhe titulli i dytë, tre vjet më vonë, ndërsa gjithashtu udhëhoqi ekipin në Kupën e Italisë dhe Kupën UEFA.

Muralet e fytyrës së Maradonës janë pikturuar kudo në qytet dhe disa e kanë pikturuar “Djalin e Artë” me një aureolë të ndritshme. Megjithëse vinte nga një kontinent tjetër, Maradona u bë djali i birësuar i Napolit.

Pas një testi të dështuar droge në 1991 dhe një ndalimi 15-mujor të futbollit, si dhe një tjetër prove të dështuar të drogës në Kupën e Botës 1994, karriera e tij në fushë u shua

Më pas Maradona tentoi të përdorte dhe aftësitë e tij si trajner, por nuk la ndonjë shenjë të rëndësishme.

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Messi për vdekjen e Maradonës: Është i përjetshëm

Messi për vdekjen e Maradonës: Është i përjetshëm

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Edhe Thaçi është thirrur në Hagë? Si përgjigjet Ramush Haradinaj

A do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës? Flet Haradinaj
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com