Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenitë “e çmendur”/ 9 histori të çuditshme të shkencëtarëve të famshëm

2016/10/09 at 6:09 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjenitë “e çmendur”/ 9 histori të çuditshme të shkencëtarëve të famshëm

Dihet mirë se shkencëtarët janë një lloj vërtetë i çuditshëm. Në fund të fundit, duhet të jesh pakëz ndryshe për të ndjekur ide, tek të cilat askush tjetër nuk beson. Shumë shkencëtarë kanë patur personalitete ekscentrikë ose të ashpër, ndërkohë që të tjerët ishin dijetarë që nuk mundeshin t’i kuptonin limitet e mendjeve të ngushta të njerëzve të tjerë. Dhe shumë prej tyre kanë shkuar shumë larg në kërkimin e dijes, me rezultate herë të frikshëm, e herë qesharakë.


Mos fasulet!

Mund të falënderoni matematicienin grek, Pitagorën, për atë themelin e gjeometrisë, që është Teorema e Pitagorës. Por disa prej ideve të tij nuk i kanë rezistuar testit të kohës. Për shembull, Pitagora përqafoi një filozofi të vegjetarizmit, por një prej parimeve të tij ishte ndalimi tërësor, qoftë edhe për të prekur, i fasuleve. Sipas legjendës, fasulet mund të fajësohen pjesërisht për vdekjen e Pitagorës. Pasi u ndoq nga shtëpia e tij prej atyre që e sulmonin, ai mbërriti në një fushë me fasule, ku thuhet se vendosi që, më mirë të vdiste se sa të hynte në fushë – dhe ata që i ishin vënë pas e arritën dhe i prenë fytin.

Kur duhet të ikësh…

Astronomi danez i shekullit 16, Tycho Brahe ishte një fisnik i njohur për jetën e tij ekscentrike dhe vdekjen po të tillë. AI e humbi hundën në një duel në kolegj, dhe prej atëherë mbante një metalike. Dhe i pëlqenin shumë festat: Ai kishte ishullin e tij, dhe i ftonte shokët në kështjellë për festa të egra. Ai sigurohej që mysafirët të shihnin një dre që kishte zbutur, dhe një xhuxh me emrin Jepp shërbente si gaztor, ulej përherë nën tryezë, ku Brahe i hidhte herë pas here copa ushqimesh. Por dashuria përfestat mund t’i ketë sjellë vdekjen. Në një banket në Pragë, Brahe këmbënguli që të rrinte në tavolinë edhe kur kish nevojë të shkonte në banjë të urinonte, për shkak se largimi nga tryeza do të ishte shkelje e etiketës. gjëja e gabuar sepse pësoi një infeksion në veshkë dhe fshikëza i shpërtheu 11 ditë më vonë, në vitin 1601.

Heroi i palëvduar

Nikola Tesla ka qenë një prej heronjve të palëvduar të shkencës. Ai mbërriti në Amerikë në vitin 1884 dhe shkoi menjëherë të punojë për Tomas Edisonin, duke sjellë shpikje të mëdha në radio, robotikë dhe elektricitet, për disa prej të cilave meritën e mori Edisoni. Por Tesla nuk ishte vetëm impulsiv në kërkimet e tij shkencore. Me shumë gjasë ai ka patur edhe çrregullime kompulsive (OCD), pasi refuzonte të prekte çdo gjë që ishte qoftë edhe pakëz e pistë, të prekte flokë, vathë perlash. Veç kësaj, ai u fiksua me numrin 3, teksa i vinte rrotull një ndërtese tre herë, para se të hynte në të. Dhe në çdo vakt, ai përdorte 18 shami për të pastruar enët e kuzhinës, deri sa të shndrrinin.

Profesori i hutuar

Verner Heisenberg mund të jetë fizikani dhe teoricieni brilant, me kokën mbi re. Në vitin 1927, zi zhvilloi të famshmit ekuacione të pasigurisë të përfshirë në mekanikën kuantike, rregullat që shpjegojnë sjelljen në shkallë të vogla të thërrmijave të vogla nënatomike. Megjithatë, ai për pak dështoi në provimin e doktoraturës, sepse nuk dinte pothuaj asgjë për teknikat eksperimentale. Kur një profesor skeptik e pyeti se si funksiononte një bateri, ai as nuk e kishte idenë.

Dijetari mendjepjellor

Fizikani Robert Oppenheimer ishte një dijetar, që fliste rrjedhshëm tetë gjuhë dhe i interesuar në një gamë fushash, duke përfshirë poezinë, gjuhësinë dhe flizofinë. Si rezultat, Oppenheimeri ndonjëherë kishte telashe në të kuptuarit e limiteve të të tjerëve. Për shembull, në vitin 1931 ai pyeti një koleg të Universitetit të Kalifornisë, Leo Nedelsky që t’i përgatiste një leksion, duke i thënë se do të ishte e kollajtë për arsye se gjithçka ndodhej në një libër që i kish dhënë oppenheimeri. Më pas, kolegu erdhi i shastisur sepse libri ishte i gjithi në gjuhën holandeze. Përgjigja e oppenheimerit? “Por është holandezçe e lehtë!”.

Dokumentuar në vdekje

Arkitekti dhe shkencëtari Buckminster Fuller është më i famshëm për shkak të krijimit të kubesë gjeodezike, vizione fantastiko-shkencorë të qyteteve futuristikë dhe një makinë që e quajti Dymaxion, në vitet 1930. Por Fulleri ishte edhe pak ekscentrik. Ai u bë i famshëm sepse mbante tre orë për të parë kohën në zona të ndryshme orare, teksa fluturonte përreth globit dhe kaloi shumë vite duke fjetur vetëm dy orë gjatë natës, të cilit i vuri emrin gjumi Dymaxion. Por gjeniu kaloi shumë kohë duke bërë kronikën e jetës së tij. Nga 1915 deri në 1983, kur vdiq, Fulleri mbajti një ditar të detajuar të jetës së tij që e përditësonte në intervale 15-minutëshe. Regjistri, kronodosjet e Dymaxionit, të vendosura në një raft të gjatë 82 metra dhe ndodhet në Universitetin e Stanfordit.

Matematicieni i pastrehë

Paul Erdos ishte një teoricien hungarez i numrave që ishte kaq i përkushtuar në punën e tij, saqë nuk u martua asnjëherë, jetoi vetëm me një valixhe, dhe shpesh herë u shfaqej kolegëve tek pragu pa lajmëruar, duke thënë “Mendja ime është e hapur”, dhe pas kësaj punonte me problemet për një apo dy ditë, përpara se të vazhdonte më tej. Në vitet e fundit të jetës ai pinte shumë kafe dhe merrte pilula kafeike si dhe amfetamine, për të qëndruar zgjuar, duke punuar 19-20 orë në ditë. Foksui i tij u duk se i solli shpërblim: Matematicieni botoi afro 1500 studime të rëndësishme, dhe tani matematicienët llogarisin “numrin Erdos”, një shifër e “gjashtë shkallë ndarje” që përshkruan se sa njerëz duhen për të të lidhur ty me studimin e Paul Erdos.

Shakatë e fizikanit

Ruchard Feynman ishte një prej fizikanëve më të famshëm dhe të ditur të shekullit 20, ai u përfshinë Projektin Manhatan, përpjekja super e fshehtë e Amerikës për të ndërtuar bombën atomike. Por ai ishte edhe shakaxhi i madh. I mërzitur në Projektin Manhatan në Los Alamos, ai e kalonte kohën duke përzgjedhur kyçe dhe hapur kasaforta për të treguar se sa kollaj mund të hapeshin. Rrugës drejt zhvillimit të teorisë së elektrodinamikës kuantike që i dha çmimin Nobel, ai rrinte me vajza të shoubizit në Las Vegas, do të bëhej ekspert në gjuhën e Majave etj.

Orendi të rënda

Matematicieni britanik dhe inxhinieri elektrik Oliver Heaviside zhvilloi teknika komplekse matematikore për të analizuar qarqet elektrike dhe zgjidhur ekuacione diferenciale. Por gjeniu konsideorhej një gjë e rrallë nga një prej miqve të tij. Inxhinieri vendoste në shtëpi blloqe të mëdha graniti, i lyente thonjtë me ngjyrë të purpurt, kalonte ditë të tëra duke pirë vetëm qumësht dhe mund të ketë vuajtur nga hipergrafia, një gjendje e trurit që shkakton një nevojë të fortë për të shkruajtur. /bota.al

Etiketa: GJENIshkencetareTE CMENDURTE FAMSHEM


Ju sugjerojmë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Mavraj: Shqipëria do të befasojë në kampionatin europian

Foto/ Postimi prekës i Mërgim Mavrajt pak orë para ndeshjes me Spanjën

Lodhja e mbrëmjes, shenjë e tensionit të lartë

Lodhja e mbrëmjes, shenjë e tensionit të lartë

Shpërthen Salihi: Të tjerë persona më lanë jashtë Kombëtares

Foto/ Salihi përkrah kombëtaren: Shkodra, sot në festë!
















TE FUNDIT

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
11 Tetor, 2025

Elseid Hysaj vazhdon të shkruajë historinë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i djathtë i Lazio-s do të jetë titullar edhe sonte...

Lexo më shumë

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
11 Tetor, 2025

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset...

Lexo më shumë

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
11 Tetor, 2025

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra. Salla Operative e...

Lexo më shumë

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
11 Tetor, 2025

Pak para startit të duelit Serbi-Shqipëri, dy ekipe të tjera të Grupit K zbritën këtë të shtunë në fushë. Letonia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com